A do të shkëputet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut për anëtarësim në BE?

nga Redaksia

Shkup, 19 shkurt – Rikthehet debati për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit evropian. Nga Mynihu i Gjermanisë, ku zhvilloheshin punimet e Konferencës së Sigurisë  javën që lamë pas kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, teksa ka theksuar se Shqipëria u bllokua për shkak të mosmarrëveshjeve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, tha se shpreson që vendi jonë të shkëputet nga vendi fqinj në procesin e integrimit. Në selinë e BE-së në Bruksel, më 19 korrik të vitit që lamë pas u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare, në të cilën Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria zyrtarisht i hapen negociatat për anëtarësim në BE. Por, para marrjes së datës për fillim të negociatave Maqedonia e Veriut është kushtëzuar për të bërë ndryshimet kushtetuese komforë marrëveshjes me palën bullgare sipas propozimit francez, të cilët edhe larguan veton për RMV por nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit, e për këtë Maqedonia e Veriut po bën përpjekje por nuk po arrin dot, dhe si pasojë e kësaj edhe Shqipëria është bllokuar, shkruan Zhurnal.

Është rikthyer debati për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut –

Në selinë e BE-së në Bruksel, më 19 korrik të vitit që lamë pas u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare, në të cilën Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria zyrtarisht i hapen negociatat për anëtarësim në BE. Por, para marrjes së datës për fillim të negociatave Maqedonia e Veriut është kushtëzuar për të bërë ndryshimet kushtetuese komforë marrëveshjes me palën bullgare sipas propozimit francez, të cilët edhe larguan veton për RMV por nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një kohë kishte shprehur qëndrimin e tij se nuk do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në këtë rrugëtim, por siç shihet është penduar për këto deklarata dhe tani ka filluar të përflitet ideja e ndarjes dhe që Shqipëria të vazhdojë e vetme rrugëtimin drejt BE-së. Sipass, Ramas, Shqipëria ka plotësuar gjitha kushtet, dhe e vetmja pengesë është mos-marrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në të vërtetë nuk dihet edhe sa do të zgjasë kontesti i hapur mes RMV-së dhe Bullgarisë, ndryshimet kushtetuese janë vendimtare që duhet të ndodhin deri në fund të vitit.

Por, për këto ndryshime duhen 80 vota që legjislatura aktuale e ka të pamundur t’i sigurojë pa votat e opozitës maqedonase, ndërkaq nga VMRO kundërshtojnë fuqishëm. Dhe, në një situatë të mos realizimit të ndryshimeve kushtetuese gjasat maksimale janë që Bullgaria të rikthejë veton sërish ndaj RMV-së, dhe kjo situatë do të rikthente gjithçka në pikën zero. E në këtë rast humbësi më i madh do të ishte Shqipëria që pa kurrfarë faji do të pësonte me zvarritje të procesit. Prandaj, ndarja e Shqipërisë do t’i shërbente qytetarëve të atij vendi për integrim sa më të shpejtë. Ndërkohë edhe në pyetësorin e Këshillit Kombëtar, 67 % e shqiptarëve kanë votuar por ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut gjatë procesit të integrimit në BE.

Edi Rama dikur kundër ndarjes nga Maqedonia e Veriut tani pro –

Në qershor të vitit 2021 kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, kishte deklaruar se Shqipëria do të ecë bashkë me Maqedoninë e Veriut në procesin e integrimit evropian.

“Do të vazhdojmë të ecim së bashku me Maqedoninë e Veriut por shtrohet pyetja sa kohë kërkon e sa gjatë mund të presim. Siç e thashë aktualisht jemi në rregull edhe pse është e qartë që kemi përmbushur kushtet”, tha Rama duke shtuar se “asgjë nuk na ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare”, në qershor të vitit 2021.

Por një vit më vonë, Rama ndryshoi deklaratën duke vlerësuar se Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit.

Shqipëria do ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Këtë e ka pohuar edhe vetë kryeministri Edi Rama i cili gjatë një konference u shprehe se nëse Bullgaria nuk e heq veton ndaj Maqedonisë se Veriut, vendi ynë do të ndahet dhe do kërkojë këtë në çdo instancë të BE.

Nga Mynihu i Gjermanisë, ku zhvilloheshin punimet e Konferencës së Sigurisë  javën që lamë pas kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, teksa ka theksuar se Shqipëria u bllokua për shkak të mosmarrëveshjeve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, tha se shpreson që vendi jonë të shkëputet nga vendi fqinj në procesin e integrimit.

“Shpresoj që të jemi tashmë të shkëputur nga Maqedonia e Veriut, sepse herën e fundit që ishim në çift, nuk na lejuan të hidhnim asnjë hap tjetër, për shkak të një situate që nuk lidhej me Shqipërinë, por me një vend tjetër, Bullgarinë”, theksoi ai.

Kujtojmë se, pengesa më e madhe për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut është shteti Bullgar, që në mënyrë të drejtpërdrejt pengohet edhe Shqipëria. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat Bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE. Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More