Shkup, 17 gusht – Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, nuk planifikon të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare edhe pse thotë se ka indikacione lidhur me informacionet për destabilizim të shtetit. Seancë e Këshillit mund të mbahet pas kompletimit të Këshillit, thotë Presidentja.
“Indikacione për destabilizim janë një gjë, kërcënimet për destabilizim janë tjetër gjë, por realiteti është ndryshe. Unë thashë se nuk do ta mbledh Këshillin sepse mendoj se në këtë kohë të pa kohë, kur duhet të përballemi me zjarret si fatkeqësi natyrore, përballemi edhe me kërcënime të tjera nën thonjëza. Nuk shoh se këto kërcënime janë realitet për momentin prandaj thash se nuk do ta thirr Këshillin”. – tha Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Presidnetja paralajmëroi se pas kompletimit të Këshillit të Sigurisë do të thërrasë mbledhje që të debatohet për atë se ku po shkon bota.
“Do të thërrisja seancë të Këshillit të Sigurisë për të parë diçka që sot tërë bota po e shqyrton ku po shkon bota, çka po ndodh sot. Kjo do të jetë edhe tema kryesore e Kombeve të bashkuara këtë vit, paqa. Të premtohet paqe e përhershme edhe kur u krijuan Kombet e BAshkuara edhe BE-ja, ndërsa të përballeni në shekullin 21 me luftë është disfatë për njerzimin.” – u shpreh Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Sa i përket kompletimit të Këshillit ajo thot se fillimisht ka pritur të kompletohen anëtarët që vijnë nga detyra zrtare, ndërsa se tanimë i ka edhe dy anëtarë që duhet ti emroj ajo, një ekspert të për ndryshimet klimatike dhe një ekspert për euro integrime, ndërsa pritet të bisedojë edhe më një ekspert për globalizim, e që siç thot presidentja nuk ështël vetëm amerikanizim.