A do të tregohet i guximshëm ambasadori i ri i Shqipërisë në Shkup, si ai i Kosovës?

nga Redaksia

Shkup, 21 shkurt – Denion Meidani, është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Maqedoninë e Veriut. Këtë post deri më tani, e ka mbajtur Fatos Reka. Më herët, gjatë një seance të Komisionit për Politikën e Jashtme, në fjalimin e tij Denion Meidani, u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijojnë të ndikojnë në lehtësimin dhe përmirësimin e jetesës. Meidani theksoi se po ndërmerren reforma, ndërsa e konsideroi bashkëpunimin mes dy vendeve si shembull në rajon.

“Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive, jo vetëm kanë institucionalizuar më tej marrëdhëniet tona, por kanë ndikuar dhe do të vijojnë të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së shtetasve tanë. Duhet të konsiderojmë bashkëveprimin si një histori suksesi. Me vizion e guxim po ndërmerren së bashku reforma serioze. Bashkëpunimin rajonal do ta kem prioritet”, u shpreh Meidani, shkruan Zhurnal.

Meidani është diplomat i ri, që shpresojmë se do e pret karrierë e mbarë dhe e suksesshme. Ai është djali i ish presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, një figurë mjaft e respektuar nga shqiptarët e Maqedonisë.
Pyetja që parashtrohet në fillim të mandatit të tij nga shumë opinionistë të këtushëm, është: Nëse Denion Meidanit i mungon prvoja e gjatë në diplomaci, shkaku i moshës, a do të tregohet së paku i guximshëm! Ambasadorët e deritanishëm të Shqipërisë në Shkup, gati çdo herë kanë parapëlqyer të veprojnë në “zonën e komforit”. Madje ka pasur raste edhe kur i janë bashkangjiten folklorit bosh politiko-partiak, në favor të një, ose një partie tjetër, në favor të një ose një politikani tjetër. Kryesisht kanë preferuar të na e rrahin shpinën e të na thonë se shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetëformues, duke na e bë vetëm qejfin, e jo të na ndihmojnë edhe aq, madje as kur kalonim periudhat më të egra të diskriminimit, si projekte monoetnike, raste të montuara gjyqësore, e madje edhe likuidime. Që do të thotë se nuk kanë parapëlqyer të veprojnë në pajtim me obligimin e Kushtetutës së Shqipërisë për përkujdesje për shqiptarët në mbarë botën, por anë përkujdesur më tepër për relacione të mira me pushtetin.

A mund të ndryshojë tani diçka në drejtim pozitiv ambasadori i ri Mejdani? Gjithsesi se mundet, nëse ka vullnet. Si model mund tçi shpërben ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Florian Qehaja.
Atë nuk e obligon kushtetuta, por me guxim mjaft të madh e përshkroi aktualitetin në Maqeoninë e Veriut sa i përket positës së shqiptarëve, Qehaja nuk na e bëri fare qejfin, as nuk na e rrahu shpinën, por na tha në mënyrë shumë direkte se punët nuk i kemi ashtu siç kemi qejf t’i kemi,.

“Mendoj se së voni ka pasur lëvizje pozitive sa i përket marrjes së pozitiva të rëndësishme nga ana e komunitetit shqiptar. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se ka pasur implikime shumë pozitive në teren. Këtu po e përmendi çështjen e gjuhës shqipe që mendojmë se nuk është gjuhë e dytë zyrtare në kuptimin e operacional, krahasuar me gjuhën serbe që e kemi ne në Kosovë si gjuhë e dytë zyrtare, gjuha shqipe këtu nuk duket se ka arritur atë nivel, për arsye të ndryshme dhe mendojmë se më shumë janë me rëndësi aspektet e avancimit të të drejtave të shqiptarëve që mendojmë se krahasismisht janë më të mira se më herët, por nuk duhet asnjëri të ndjehet komod se është arritur një nivel i atillë që thjesht nuk ka se çka të arrihet më shumë, shkruan Zhurnal.

Edhe në kuptimin e pozitave ka hapësirë që të vazhdohet tutje që shqiptarët të kenë pjesën e tyre të rëndësishme në raport me fuqinë e votave dhe përqindjen që kanë kandidatët. Ka shumë punë për të bërë në fuqizimin e të drejtave dhe sidomos në aspektet e ndryshme të zhvillimit të këtij vendi nuk po them se Kosova është dukshëm më mirë”, tha Florian Qehaja, Ambasador i Kosovës në Maqedoni. Kjo është pëprkrahja që ia jep bashkëkombasi-bashkëkombasit, duke ia thënë të vërtetën në sy, e jo duke e rritur në mendje edhe kur punët i ka më së keqi.

Nëse këtë e ka bë Qehaja, të cilin nuk e obligon Kushtetuta e shtetit, por vetëdija intelektuale e kombëtare, edhe më tepër duhet ta bën ambasadori i Shqipërisë. Duhet të na thuhet e vërteta të sy, duhet të na ndihmohet në tejkalimin e ngecjeve dhe vështirësive eventuale, e jo t na bëhet qejfi edhe kur punë i kemi “llugë”, sepse ashtu vetëm se na bëhet dëm dhe ndikohet të vazhdojmë në rrugë të gabuar. Duke i dëshiruar një mirëseardhje të sinqertë në Shkup, shpresojmë se ai do të hapë një faqe të re të përkujdesjes së Tiranës për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Shpresojmë se këtë kolunë nuk do e kupton si kritikë ende pa shkelur në Maqedoni si ambasador, por do ta marë si këshillë qëllimmirë, që do ia lehtësojë në masë të madhe mandatin dhe të krijon bazë të ketë edhe shumë mandate tjera ambasadori në të ardhen , pse jo edhe në qendrat më të mëdha dhe më të rëndësishme botërore./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More