Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

A do t’i bashkohet Vjosa Osmanit në parti? Flet Bekim Jashari

Bekim Jashari kërkon nga politikanët në Kosovë që të jenë të kujdesshëm derisa përmendin emra nga kjo familje për postin e presidentit të ri të vendit. Por, ai nuk e përjashton mundësinë që dikush nga kjo familje të marrë përgjegjësinë e të parit të shtetit.

Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Skenderajt tregon edhe a do t’i bashkohet nismës së Vjosa Osmanit në zgjedhjet e reja që pritet të mbahen së shpejti.

Nipi i komandantit legjendar, Adem Jasharit, thotë se deri me tani nuk e ka kontaktuar askush për të diskutuar për postin e presidentit të Kosovës.

“Unë personalisht deri me sot jo, por as si familje, por që kjo temë tashmë është bërë tabu, por shpresoj që spektri politik te jenë me të kujdesshëm në këtë drejtim që, para se të bëjnë debate të tilla, ne mediume të ndryshme, të jenë më të kujdesshëm dhe me të sinqertë, jo vetëm familjen Jashari por me të gjitha familjet Jashari, të kenë më kujdes, dhe të bëjnë respekt, sepse është një lëndim shpirtëror, mos të them, edhe një fyerje të keqpërdoren emra të tillë të ndryshme të familjarëve, të dëshmorëve, në momente të caktuara”, ka thënë Jashari.

Megjithatë, ai thotë se në rastet kur nevojitet, familja Jashari ka guximin që të marrë përgjegjësi për vendime të tilla.

“Neve jemi deklaruar si familje që nëpër çdo periudhë të caktuar, momente të caktuara, kemi pasur guxim, kemi pasur kurajë që të marrim përgjegjësi dhe vendime të tilla. Do të presim se cfarë do të na tregojnë ditët në vazhdim. Uroj që të shkojë gjithçka qetë, po ashtu edhe i gjithë spektri politik të jenë të unifikuar, për të mirën e këtij vendi dhe popullit që jetojmë këtu”, ka thënë Jashari.

I pyetur se a do t’i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit për zgjedhjet e parakohshme, ai deklaron se deri tani nuk ka marrë një vendim të tillë, duke e lënë të hapur këtë mundësi.

Në lidhje me vizitën e presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, në Komunën e Skenderajt ditë më parë, Jashari deklaroi se u shfrytëzua vetëm për të diskutuar për problemet dhe sfidat që ka komuna që drejton.

“Deri me sot nuk ka diçka të tillë, por që kam deklaruar edhe me herët që gjithçka do të jetë e hapur, në kohën e duhur. […] 02:07 Arsyeja e (vizitës së) saj ishte si fundvit, për problemet dhe sfidat që kemi si komunë e po ashtu edhe vizitën në çerdhen ‘Nëna Zahide’, në kopshtin ku janë fëmijët e vegjël, ku janë hapat e parë të rinisë”, ka thënë Jashari.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, do të garojë me listë të veçantë pas largimit nga LDK. Prej kohësh tashmë qarkullojnë emra të ndryshëm që mund t’i bashkohen iniciativës së saj, e njëri ndër emrat ka qenë edhe ai i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari.

Postime të ngjashme

Ish-deputeti i LDK-së: Në udhëheqësinë e partisë, duhet të thyhet monopoli

T E

Fatmir Sejdiu për Isa Mustafën: Thoshte se fitoj me duar në xhepa

T E

U shënua 24-vjetori i rënies së heroit Besnik Restelica

T E

Haki Abazi mbetet jashtë Kuvendit

T E

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...