Agjencia Zhurnal.mk

A do t’i merret mandati deputetit të arratisur Nikolla Gruevski? Ja procedura “e thjeshtë”

Shkup, 14 maj – Kaluan gjashtë muaj që kur ish kryeministri Nikolla Gruevski iku në Budapest dhe nuk po paraqitet në punë. Ai më 13 nëntor vitin e kaluar njoftoi se ka kërkuar azil në Budapest. Me gjashtë muaj mungesë të paarsyetueshme, deputetët tani kanë mundësi ligjore të votojnë marjen e imunitetit, ndërsa deputetja nga shumica parlamentare dhe nënkryetarja e Kuvendit Frosina Remenski, u rikujtoi kolegëve se tani janë para një testi serioz, shkruan Zhurnal.
“Para një testi serioz dhe përgjegjësi nga gjithë deputetët është zbatimi i procedurës për heqjen e mandatit me 80 vota “për”. Para një testi serioz është Prokuroria dhe Gjykata Supreme – PTHTP të japë përgjigje për hetimin e ikjes, dhe Gjykata Supreme të mos shlyejë aktvendimin për dënim me burg. Ndërkohë, pasi azilanti po shkruan, pres që të publikojë libër për ikjen e tij të “guximshme”, si leksion – modus operandi për kriminalistët, dhe roman për të gjithë të tjerët”, shkruan Remenski në Fb profilin e saj.
Por cila është procedura për t’iu marë mandati ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Zhurnal mori në prononcim nënkryetarin e Kuvendit Vesel Memedin për të pyetur cila është procedura dhe a pritet të ketë ndonjë inicim për “të mos e pasur më kolegë pune” deputetin Gruevski.
Memedi për Zhurnal deklaroi se për këtë çështje së pari duhet që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi të dërgojë letër deri tek komisioni për çështje mandati dhe imuniteti, dhe pasi të kalojë procedura në atë komision, pastaj Kuvendi duhet të mbledhë 80 vota për heqjen e imunitetit të të njejtit.
“Në bazë të rregullores por edhe me ligj, pas gjashtë muajve mungesë do të duhet të vijë në rend dite seancë për marjen e mandatit. Kjo bëhet përmes një procedure të thjeshtë, kryetari i dërgon letër kryetarit të komisionit për çështje të mandateve dhe imuniteteve. Në momentin që kjo çështje kalon në atë komision, vjen në seancë plenare dhe Kuvendi duhet të votojë me dy të tretat e votave (80) për t’iu marë mandati”, deklaroi Memedi për Zhurnal.
Ndryshe Gruevski tanimë ka ngelur pa pagë të deputetit përshkak se shumica parlamentare në janar të këtij viti sollën ndryshime në ligjin për deputetë. Aty tani thuhet se çdo deputet i cili dënohet me mbi gjashtë muaj burg, do të humbë të drejtën e pagës./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...