Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

A duhet nxënësit të fillojnë mësimin me prezencë fizike apo të vazhdojnë online?

Shkup, 25 shtator, zhurnal.mk – Viti i ri shkollor do të nisë ashtu siç është planifikuar por mund të përshtatet varësisht gjendjes epidemiologjike me Covid 19. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska bëri të ditur se nga sot në të gjitha shkollat do të lëshohen fjalë-kalimet e nxënësve që gradualisht të fillojë testimi i Platformës për mësim në distancë. Carovska tha se Platforma për mësim do të ofrojë edhe ndihmë psikologjike, ndërsa fëmijët që për një javë do të mungojnë në mësim do të vizitohen në shtëpi nga shërbimi profesional i shkollës dhe mësimdhënësi.

Ndërkaq nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme thonë se që në korrik kanë kërkuar dhe vazhdojmë të bëjnë të njejtën në lidhje me mësimin me model të kombinuar.

Blendi Hodai nga ky Union për Zhurnal thotë se shteti jonë nuk është i përgatitur për mësim nga distanca, respektivisht nga shtëpia sepse nuk ka investuar as edhe një cent më herët në reformë të digjitalizimit.

“Shumë nga kërkesat tona janë pranuar, përveç mësimit me model të kombinuar andaj si UNSHM kemi vendosur të bëjmë kompromisin e fundit me Qeverinë: viti shkollor të filloje online në Tetor, duke respektuar epidemiologët. Por, nëse gjendja epidemiologjike përgjatë muajit tetor është stabile atëherë nxënësit në nëntor duhet gradualisht të kthehen në shkolla – sepse përndryshe do të ketë bojkot në të gjithë shtetin. Kjo është më shumë si një ultimatum për institucionet! Mësimi nga distanca, vështirë do të jetë i suksesshëm pasi shumica e mësimdhënësve në RMV nuk i kanë kompetencat digjitale dhe me vetëm 10 ditë trejnim para fillimit të vitit – ka zero rezultat”, ka deklaruar për Zhurnal, Blendi Hodai, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Ndryshe, Kryetari i Sindikatës për Arsim, Jakim Nedellkov ndërkaq përsëriti qëndrimin e tij se punonjësit në arsim nuk mund të fillojnë me punë nëse nuk furnizohen me mjetet e nevojshme. Ai shtoi se në sindikatë kanë mbërritur shumë ankesa nga mësimdhënësit, e që kanë të bëjnë me realizimin e mësimit nga distanca.

“Nëse nuk do të kenë me çfarë të punojmë atëherë shtrohet pyetja si do të punojmë. I qëndroj pas asaj që kam deklaruar dhe sërish po e përsëris se sipas informacioneve që ne kemi, sipas anketave në shkolla, relativisht një numër i madh i shkollave akoma nuk kanë siguruar mjete teknike”, u shpreh Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Postime të ngjashme

Punësime në Gjevgjeli, Dellçevë dhe Berovë të maqedonasve të deklaruar si shqiptarë?

Dafina Vidishiqi

Fadil Zendeli ia then bastionin ASh-së, Gostivari radhit pas Zendelit

Dafina Vidishiqi

Azem Sadiku nga PDSH do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Studeniçanit

R Zh

Dokumentet personale, MPB azhuron sistemin, vonesa deri të martën

Dafina Vidishiqi

Ruzhin: Makron dhe Merkel mund ta zgjedhin problemin mes RMV-së dhe Bullgarisë

R Zh

Lëvizja BESA vazhdon ristrukturimin, sonte u themeluan nëndegët e fshatit Çajlë dhe Forinë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...