Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

A duhet të agjërojë një i prekur nga Covid-19 me simptome të lehta?

Shkup, 12 prill, Zhurnal.mk – “Islami është për të lehtësuar situatën e agjërimit e jo për ta vështirësuar”, kështu u përgjigj kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu në pyetjen se a mund të agjërojë një i prekur me Covid-19. Mes tjerash ai shtoi se kjo çështje nuk varet nga profesioni i teologjisë Islame por nga ekspertët e mjekësisë. Thotë se çdo i prekur me Covid-19 nuk ka dilemë se duhet ta prish agjërimin sepse mund të paraqesë rrezik.

“Kjo çështje nuk varet nga profesioni i teologjisë Islame. Kjo çështje se a mund të agjëroj a s’mund të agjëroj varet nga ekspertët e mjekësisë. Dmth çdo një njeri që e ndjen veten se është i sëmurë për atë duhet të konstatoj mjeku profesional se a e dëmton organizmin agjërimi i tillë apo jo. Nëse është me Covid-19 ka rezultuar pozitiv nuk ka dilemë se ai duhet që ta prish agjërimin sepse mund të paraqesë rrezik. Islami është për të lehtësuar situatën e agjërimit e jo për ta vështirësuar. Agjërimin e ka obligim çdo besimtar i cili është i shëndoshë. Në moment të sëmurjes ai mund ta pirsh agjërimin”, tha kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu në emisionin 10 Minuta në TV21.

A duhet të agjërojë një i prekur nga #COVID19 me simptome të lehta? Flet në #TV21 kreu i #BFI #ShaqirFetahu

A duhet të agjërojë një i prekur nga #COVID19 me simptome të lehta? Flet në #TV21 kreu i #BFI #ShaqirFetahu

Posted by TV21 on Monday, April 12, 2021

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...