A duhet të frikësohet Ejup Rustemi nga paralajmërimi se kushdo që ka keqpërdorur pozitën do të jap llogari?

nga I.A

Shkup, 3 shtator – Funksioni publik kur ndërlidhet me llogaridhënie dhe përgjegjësi nuk mungon rezultati efektiv. Pikërisht, kur për një kohë të gjatë ka munguar llogaridhënia është krijuar hapësira e “sallamadisë” të funksionarëve publik që pozitat e tyre publike i shndërronin në shërbime partiake e familjare që përmes kësaj qasje privatizonin edhe pozitat publike. Kur bëhet thirrje për llogaridhënie nga lidership i ri politik duhet të kenë frikë gjithsecili politikanë që ka qenë funksionar publik. Por, në mesin e tyre ai i cili më së shumti duhet të ketë frikë a duhet të jetë Ejup Rustemi? shkruan Zhurnal.

Ministri i Drejtësisë paralajmëron llogaridhënie për të gjithë që kanë abuzuar me funksionin e tyre publik –

“Kushdo që ka abuzuar me detyrën e tij nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe ne do të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme për këtë. Nëse ligji nuk e lejon të zbatohet në mënyrë retroaktive, ka mekanizma të tjerë dhe drejtësia do të vendoset në një mënyrë apo tjetër. Jemi të vendosur të krijojmë një sistem ligjor funksional dhe të qëndrueshëm, i cili do të jetë në shërbim të ligjit dhe qytetarëve dhe i cili do të harmonizohet me legjislacionin evropian, ku këto prioritete janë veçanërisht të theksuara”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Igor Filikov.

Kush duhet t’i frikësohet këtij paralajmërimi? Përse pikërisht Ejup Rustemi?

Ejup Rustemi është emër i njohur për publikun, dy herë deputet e disa herë drejtorë, pra si ushtrues i shumë pozitave për shërbim publik, por vetëm publikut nuk i ka shërbyer. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2007 gjendet në pozitën e drejtorit gjeneral në SH.A “GAMA”. Funksionin drejtor gjeneral në SH.A “Posta e Maqedonisë” e ushtroi nga viti 2008 deri në vitin 2011.

Për drejtor të Agjencionit për rezervat e mallrave të Republikës së Maqedonisë u zgjodh në vitin 2011 ku qëndroi deri në vitin 2013, dhe në të njëjtin vit nga muaji mars deri në muajin qershor ushtroi funksionin drejtor i Agjencionit për menaxhim të mallrave të konfiskuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2014 përsëri u zgjodh deputet në Kuvend. Por, si duket nuk është ndjerë komod në karrigen e deputetit, pasi më për qejfi i ka tenderët dhe sërish është rikthyer si drejtor gjeneral i Postës. E prej poste e larguan në vitin 2020 pasi i ofruan një pozitë edhe më të mirë drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugët shtetërore”(NPRRSH), drejtori në të cilën vlojnë tenderat.

Nga një pozitë në tjetrën, thua ti se vetëm Rustemi ka ngel në këtë vend, tani kjo bartje prej një pozite në tjetrën mund të jetë bërë për dy arsye, ia ka morë dorën tenderave dhe është i dëgjueshëm. Mund të jetë njëra prej tyre, por nuk përjashtohet mundësia që të jenë edhe këto dy arsyet kryesore përse Rustemi i ka për qejfi drejtoritë.

E gjatë kohës së fundit që ishte drejtor në postë, antikorrupsioni kishte hapur lëndë nda Rustemit për verifikimin e pasurisë, pasi për këtë të fundit shumë herë janë ngritur dyshime se është i përfshirë në afera të ndryshme korruptive.

Përse Ejup Rustemi quhej “drejtor tenderist”?

VMRO-DPMNE nga pozicioni kur ishin parti opozitare përmes një komunikate patën akuzuar se pushteti i kaluar LSDM-BDI që po udhëhiqnin  me institucionet e shtetit vijojnë veprime të dyshimta korruptive përmes tenderëve.

Sipas VMRO-së partisë më të madhe në vend që janë pjesë e pushtetit sot, ish drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, ka lidhur kontratë tenderi me një kompani nga Kërçova për kositjen e barit, krasitjen e degëve dhe prerjen e pemëve në brezin rrugor, në vlerë prej 2.4 milionë euro.

“Në të njëjtën kohë, kur nuk ka para për tekste, kur nuk ka lekë për ilaçe, kur populli varfërohet për shkak të inflacionit rekord, në mënyrë “magjike” gjenden para për kositjen e barit dhe prerjen e pemëve, në masën mbi 2. milion euro, dhe qeveria nuk ka ndërtuar as një kilometër autostradë në vend. Tashmë për qytetarët është e qartë skema e qeverisë, me të cilën përmes ndërmarrjes shtetërore ‘Rrugët shtetërore’, për interesa biznesi, Maqedonia po zhveshet, përmes survejimit prej 22 milionë euro dhe tani me 2.4 milionë euro shtesë”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

Këto janë dëshmi që ish drejtori, Ejup Rustemi, duhet të frikësohet dhe i përgatitur edhe për llogaridhënie në situata të caktuara aty ku ka dyshime për lëshime eventuale gjatë kryejres së funksionit si drejtor. Ejup Rustemi e gjithsecili pas tij e para tij duhet të jenë të vetëdijshëm se të qenurit drejtor nuk bëhesh “Zot” i paprekshëm që të veprosh me pozitën publike sikurse e ke trashëgimi familjare. Përgjegjësi, llogari, transparencë e plotë mundëson punë efikase në shërbim të qytetarëve. /Zhurnal.mk

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More