Produktet e bulmetit mund të shkaktojnë probleme me refluksin gastro-ezofageal tek disa njerëz. Bëhet fjalë për një ndër sëmundjet më të shpeshta të ezofagut.
Ai ka të bëjë me kthimin e sekrecioneve të stomakut drejt ezofagut, duke shkaktuar më pas dëmtime të ndryshme, ulçerë e në raste të rralla edhe kancer.
Ekspertët thonë se ka disa ushqime që nxisin refluksin e acidit të stomakut dhe identifikimi i tyre e bën njeriun më të aftë për të shmangur shqetësime të tilla, përfshirë këtu edhe urthin
Një prej tyre është qumështi por jo vetëm.
Ushqime të tjera që nxisin refluksin e acidit janë:
Qepët,
Hudhrat,
Mentja
Kafeja,
Çokollata,
Ushqimet e yndyrshme,
Ushqimet pikante,
Ushqimet e skuqura.
Intoleranca Ndaj Laktozës
Njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës kanë vështirësi në tretjen e kësaj substance që gjendet në produktet e bulmetit. Nëse ata ushqehen me produkte të tilla, ata mund të kenë probleme si:
Dhimbje barku,
Fryrje,
Të përziera,
Të vjella
Këto simptoma i atribuohen gjithashtu përmbajtjes së lartë të yndyrës tek disa produkte të caktuara të bulmetit. Kjo është një nga arsyet përse ekspertët rekomandojnë që njerëzit e predispozuar nga refluksi dhe urthi të zgjedhin variante me pak yndyrë. Produktet e qumështit nuk duhen shmangur plotësisht për arsyen se një gjë e tillë mund të shkaktojë mungesa në ushqyes të rëndësishëm.
Produktet e bulmetit ofrojnë:
Proteinë,
Kalçium
Kalium,
Magnez,
Vitaminë D,
Vitaminë A
Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të ushqimeve të mëposhtme për të lehtësuar dhe parandaluar simptomat.
Fruta (por jo agrume) dhe perime,
Të bardhën e vezës,
Mishin pa dhjamë
Tërshëra,
Patatet dhe zhardhokë të tjerë,