A duhet të ndalohet përdorimi i telefonave në shkolla?

nga I.A

Shkup, 13 shkurt – Studimet tregojnë se sa më shumë kohë që kalojnë adoleshentët në rrjetet sociale, aq më i dobët është shëndeti i tyre mendor. Sa i përket përdorimit të celularëve nëpër shkolla ministrja e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, tha se studentët janë më të fokusuar kur nuk janë me celularët e tyre. Mes tjerash ajo shton se shkollat janë nën juridiksionin e komunave ku ato bashkë me drejtorët e shkollave e marrin këtë vendim. Pra, sugjerim profesional është që nxënësit defokusohen nga mësimet nëse gjatë orëve të mësimit përdorin telefonin dhe kjo masë duhet të merret sa më shpejt që është e mundur. Në mënyrë që të shpëtojmë gjeneratat e reja mos të infektohen nga digjitalizimi i imponuar, shkruan Zhurnal.

Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkolla hap i duhur apo i gabuar?

Studimet tregojnë se sa më shumë kohë që kalojnë adoleshentët në rrjetet sociale, aq më i dobët është shëndeti i tyre mendor. Problemi është më i theksuar për vajzat, të cilat kalojnë gjithashtu shumë më tepër kohë në mediat sociale sesa djemtë, duke shpjeguar edhe përkeqësimin më të madh të shëndetit mendor të vajzave sesa djemve.

Telefonat celularë janë një teknologji që tashmë është pjesë e përditshmërisë sonë, edhe për një pjesë të madhe të fëmijëve. Ndikimi mund të jetë i mirë në shumë aspekte, por ka edhe dobësi të tjera. Ekspertët apelojnë që qëndrimi apo shikimi në ekran të zëvendësohet me doracakë të ndryshëm të ilustruar me fotografi dhe me lexim të tregimeve për fëmijë.

Sepse, dita ditës po shtohen problemet me fëmijët dhe kjo nuk po vjen befasisht por si pasojë e prindërimit të papërgjegjshëm, të cilët duke vrapuar pas karrierës apo punës po lënë fëmijët në harresë. Nuk përfundon gjithçka në momentin që bëheni prind, pikërisht aty fillon kujdesi që të jetë serioz dhe me përgjegjësi, sepse pasojat janë të pariparueshme si për fëmijët ngjashëm edhe për të rinjtë.

Gjithnjë e më i  madh është numri i fëmijëve, të cilët përballen me pengesa në zhvillim. Në vend gjithnjë e më shumë kërkojnë ndihmë  prindërit e fëmijëve me probleme në të folur dhe zhvillimit të komunikimit, por edhe me probleme të interaksionit social, si dhe koncentrimit. Ekspertët thonë se në zhvillimin e fëmijëve ndikojnë faktorë të ndryshim, si gjenetika, karakteristikat personale, por edhe mjedisi në të cilin fëmija rritet si dhe shfrytëzimi jo adekuat i teknologjisë dhe qëndrimi  i gjatë  para ekraneve që nga mosha shumë e vogël.

E duke u nisur nga këto fakte shkencore, por edhe shumë raste skandaloze që kanë ndodhur vetëm kohën e fundit në vendin tonë përgjigje është më se e qartë. Gjithsesi, që duhet të ndalohen edhe në vendin tonë këto media sociale të cilat në Shkup në shumë raste të vetvrasjeve të të rinjve që kanë ndodhur dyshohet që një nga faktorët shtytës të ketë qenë pikërisht tiktaku.

Ministrja e Arsimit mendon që këtë vendim duhet ta marrin shkollat në koordinim me komunat –

Sa i përket përdorimit të celularëve nëpër shkolla, ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, tha se studentët janë më të fokusuar kur nuk janë me celularët e tyre. Ajo shtoi tutje që shkollat janë nën juridiksionin e komunave ku ato bashkë me drejtorët e shkollave e marrin këtë vendim.

“Në këtë pikë do të shohim nëse marrja  i celularëve do të sjellë rezultate, do të bëhet një analizë”. Por, sigurisht, në kohën e sotme, mund të ketë nevojë edhe për përdorimin e pajisjeve të tilla në mësimdhënie. Pra, nga këtu mësuesi që është bartës i veprimtarisë edukative do të vendos nëse fëmijët do t’i përdorin apo jo në atë moment”, tha ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Për mos përdorimin e celularëve, në Komunën Qendër kjo iniciativë u mirëprit, ku gjatë orëve të mësim nuk përdoren celularët. Ky vendim parasheh që në të gjitha shkollat fillore, nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën të mos posedojnë dhe përdorin celularët e tyre gjatë orëve të mësimit.

Megjithatë, deri në ndalimin ligjor të prerë, prindërit janë ata që obligohen të shprehin kujdes ndaj fëmijëve të tyre në procesin e rritjes se sa fëmijët e tyre janë të ekspozuar në rrjetet sociale. Rekomandohet që fëmijët në dy vitet e para të jetës të ecin më gjatë, të jenë jashtë në natyrë dhe të komunikojnë sa më shumë me të rriturit apo fëmijët më të mëdhenj që flasin dhe luajnë me ta. Kjo mbase nënkupton edhe përkujdesje normale prindërore. Sepse, gjithë kjo porblematik që po shfaqet te të fëmijët, por edhe degjenerimi te një masë e caktuar e të rinjve vjen si pasojë e prindërimit jo të përgjegjshëm. Neglizhencë e paarsyeshme, prindërit duke vrapuar pas karrierës apo punës po shkatërrojnë fëmijët dhe të rinjtë. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More