Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

A duhet të shkarkohet Gjykata Kushtetuese?

Gjykatat në Kosovë, me një fjalë drejtësia në Kosovë është e kapur, kjo s’ka më asnjë dyshim.

Baza e shtetit është drejtësia, sistemi i pavarur i drejtësisë, sistem që fatkeqësisht tek ne është i kapur nga politika.

Politika është ajo që dikton vendime, politika është ajo që vendimet e saja i kthen shpesh në favor të sajin.

Së fundi, Gjykata Kushtetuese mori vendim për të shpallur të pavlefshme votën e deputeti Etem Arifi, përmes kësaj edhe qeveria Hoti doli të ishte e joligjshme.

Brenda këtij vendimi ka shumë paqartësi, shumë interpretime të gabueshme, dhe mbi të gjitha vendime krejtësisht jashtëkompetencave të gjykatës. Gjykata duhet të jep vendime vetëm që janë nën kompetencat e saja juridike, jo politike, si në rastin konkret. Nuk mundet gjykata me leju dikë mos me kandidu për deputet, por e lejon për kryeminstër, pra dikush nuk paska të drejtë me u zgjedh nga populli por nga deputetët, non sense i llojit të tij.

Në anën tjetër gjykata e shpallë të pavlefshme qeverinë Hoti, pro vendimet e saja thotë se vlejnë, absurd tjetër. Nëse vendimet e saja vlejnë, si mundet të quhet e paligjshme qeveria, kjo s’ka logjikë.

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese sikur ta ketë shkruar ndonjë fëmijë, me logjikë përtoke dhe krejtësisht pa sens. Gabimin më të madh që e ka bërë Gjykata Kushtetuese, ka qenë se ka tejkaluar kompetencat e saja, pra është munduar të ndikoj politikisht në vendimet e saja, gjë që nuk i përket.

Në anën tjetër në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese bazohet në ligje, jo në Kushtetutë, duke rrezuar kështu rendin kushtetues në vend, veprim skandaloz i llojit të saj.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me terma shpesh absurd, vetëm sa ka ndërlikuar më shumë punët se sa ka zgjidhur. Pasojat e vendimit të saj do të shihen pas zgjedhjeve, ku secila parti ka të drejtë të gjej ndonjë interpretim nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, për të kundërshtuar zgjedhjen e një qeverie, një deputeti apo të tillave.

Duke parë këto zhvillime, ngërçin që mund të krijohet si rrjedhojë e veprimeve të Gjykatës Kushtetuese, vendi mund të futet në cikël të dërgimit të rasteve në gjykatë, me vendime asburde, të cilat nuk i ndihmojnë vendit. Pra, është koha që duke filluar nga Gjykata Kushtetuese, të shihet se kush është gjyqtarë, lidhjet e tyre me politikën, përgaditjen profesione etj, për të pastruar sistemin e drejtësisë, që është shumë i nevojshëm.

Po e theksoj prap, nuk është nën juridiksionin e gjykatës për të dhënë vendime politike, thjeshtë për të intepretuar një vendim se a është në lidhje me kushtetutën, kaq është puna e saj. Jo të bëjë përshkrime, definicione, që nuk i takojnë.

Postime të ngjashme

Mblidhet Komiteti për Vlerësimin e Situatës me Coronavirus

S.B.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dërgon mesazh ngushëllimi pas vdekjes së Prokurorit Krasniqi

S.B.

​47 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

S.B.

Lajçaku takon Vuçiqin: Dialogu me Kosovën çelësi drejt BE-së, “status quo-ja” s’i shërben asnjërës palë

S.B.

Sot në 11:00 shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

S.B.

Fitoi betejën me komunizmin, por jo atë me kancerin/ Shuhet para kohe Agustin Miraka

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...