A duhet të ulen bashkë në një tavolinë LSDM dhe BDI për të ndërtuar strategji konstruktive opozitare?

nga I Z

Shkup, 30 shtator – Zëvendës kryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti, ka akuzuar opozitën se ka qenë destruktive gjatë këtyre 100 ditëve sa kemi qeveri të re. Këtë akuzë ndaj opozitës Mexhiti e argumentoi me faktin se në njëqind ditët e para që i jepen qeverisë së re për të emëruar personat dhe për të filluar punën., opozita për çdo ditë ka kritikuar me të drejtë dhe pa të drejtë.

“Në të njëjtën kohë hapi disa punë nga e kaluara që nuk i mbylli si duhet, si ligjin e gjuhës, balancuesin, Badenterin,… Kanë pasur mjaftueshëm kohë, tetë vjet, për t’i zgjidhur, por nuk ia dolën dhe tani po abuzojnë edhe me pushtetin gjyqësor për politikë ditore. Fatkeqësisht po i instrumentalizojnë për destabilizim dhe mbjellje të mjegullës për të shpëtuar nga përgjegjësia. Ky nuk është arsyetim. Përkundër kësaj, ne ishim të përkushtuar çdo ditë në premtimin dhe programin tone”, deklaroi sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Pushteti çdo herë fajin ia hedh opozitës, e opozita pushtetit. Kështu ka qenë në të kaluarën, kështu është sot, kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Mirëpo kur akuzat janë të bazuara, atëherë pala destruktive, qoftë pushteti, qoftë opozita, duhet të reflekton. Por, argumente shtesë dhe skandaloz, solli kryetari i Alternativës, Zekirja Ibrahimi, i cili poashtu ka përmendur raste që tregojnë për destruktivizëm të opozitës deri në atë nivel sa që nuk pranohet as abetarja mbarëshqiptare, në komunat që kontrollon opozita shqiptare.

Kjo do të thotë se nuk kursehen mjetet për të luftuar kundërshtarin politik edhe pse disa tema duhet të konsiderohensi të nivelit më të lartë dhe të mos preken për politika ditore, ku bën pjesë edhe procesi i eurointegrimit. Për fat të keq, jemi dëshmitarë se 100 ditët e kaluara, nuk është kursyer as ky proces edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por me veprime e provokime prej anash.

Politika destruktive mund të sjellë suksese afatshkurtra, por jo edhe suksese afatgjata. Politka destructive e pushtetit mund t’i bën dëm opozitës dhe anasjelltas, por nuk sjell përkrahje nga masat dhe votuesit. Votuesit dhe qytetarët në përgjithësi presin nga partitë politike ide dhe propozime që zgjidhin problemet, e jo ide e propozime që i thellojnë ato. Këtë nuk e bëri opozita. Sapo humbi pushtetin, që kishte 7 vite bashkë nën kontroll, oppzouta ndryshoi tërësisht kursin dhe ide që i kundërshtonte deri dje, i nxori si propozime të veta.

Prandaj është mirë ndoshta që Venko Filipçe si kryetar i sapozgjedhur i LSDM-së dhe Ali Ahmeti si kryetar ende i pazëvendësueshëm i BDI-së, të ulen bashkë dhe të përgatisin një strategji konstruktive të veprimit opozitar, e cila do të përfshinte ide dhe propozime për tejkalim të problemeve, e jo për thellim të tyre. Ky koordinim do të vlerësohej nga qytetarët dhe do të sjellë shum ëmë tepër simpati dhe përkrahje, se politikat destruktive, aq më tepër kur nga koalicioni qeveritar vijnë sinjale të qarta se sado që kanë mendime të ndryshme, nuk e kanë ndërmend të prishin koalicionin./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More