Agjencia Zhurnal.mk

A duhet ti besoni Zoom bisedat tuaja?

Por a duhet ta përdorni aq shumë? Popullariteti i fituar së fundi ka nxjerrë në pah edhe problemet e para të shërbimit kryesisht në aspektin e sigurisë dhe privatësisë.

Tashmë që kemi ngelur në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, video thirrje janë shndërruar në domosdoshmëri.

Zoom, një prej aplikacioneve dhe shërbimeve më popullore për video-konferencat, ka përfituar më së shumti nga kjo situatë dhe bërë një prej zgjidhjeve më popullore në mos më popullori ndër të gjithë.

Por a duhet ta përdorni aq shumë? Popullariteti i fituar së fundi ka nxjerrë në pah edhe problemet e para të shërbimit kryesisht në aspektin e sigurisë dhe privatësisë.

Vetëm sot u raportua nga sajti The Intercept, se video thirrjet në Zoom nuk janë të enkriptuara me enkriptim fundor pavarësisht se kompania pretendon të kundërtën.

Enkriptimi që Zoom përdor është TLS, e njëjta teknologji që përdorin ueb serverët për të siguruar uebsajtet HTTPS. Kjo do të thotë se lidhja mes aplikacionit tek përdoruesit dhe serverit të Zoom është e enkriptuar në të njëjtën mënyrë siç lidhja juaj me këtë artikull enkriptohet.

Ndryshe quhet enkriptim transportimi i cili është ndryshe nga enkriptimi fundor sepse Zoom ka mundësi të aksesojë përmbajtjet e paenkriptuara të video dhe audio në video-konferencat. Pra përmbajtjet tuaja qëndrojnë të fshehta nga ata që ju përgjojnë mbi të njëjtin rrjet por nga Zoom.

Nga ana tjetër Motherboard raportoi se Zoom rrjedh në mënyrë të vazhdueshme adresa e-mail-i.

Vitin e kaluar e kaloi me një mori skandalesh të cilat ekspozonin praktikat e gabuara dhe reklamimin manipulues të Zoom.

Apple u detyrua të ndërhynte pasi një hulumtues zbuloi se Zoom instalonte një ueb server në kompjuterët Mac i cili nuk hiqej me ç’instalimin e klientit.

Një tjetër skandal u zbulua pak ditë më parë se Zoom në mënyrë të fshehtë dërgonte informacione në drejtim të Facebook edhe nëse një përdorues nuk kishte një llogari të tillë. Motherboard raportoi se aplikacioni iOS njoftonte Facebook kur një përdorues hapte aplikacionin duke dhënë informacione si modeli i pajisjes, operatori celular e shumë informacione të tjera.

Një hulumtues sigurie gjeti se Zoom përdorte një teknik të dyshimtë për të instaluar aplikacionin në Mac pa ndërveprimin e përdorues, njëlloj siç sillej një maluer.

Së fundi Zoom akuzohet për mungesën e transparencës sidomos me kërkesat nga agjencitë ligjzbatuese.

Po tani?

Ka alternativa të tjera të cilat i japin më shumë prioritet privatësisë dhe janë po aq të mirë sa Zoom. FaceTime dhe WhatsApp ka enkriptim fundor por FaceTime funksionon vetëm me pajisjet Apple ndërsa WhatsApp është i kufizuar në vetëm 4 marrës për video-thirrjet.

Një platformë më pak e njohur është Jitsi, i cili nuk ka enkriptim fundor por është open-source në mënyrë që të shikoni kodin nëse ka backdoor-ë ose jo. Me këtë artikull nuk po themi se Zoom është i keq sepse ka mjaftueshëm për tu lavdëruar në të. Është i lehtë për tu përdorur dhe i qëndrueshëm.

Por pretendimet e pavërteta të japin sensin e një pasigurie. Sot më shumë se kurrë Zoom ka përgjegjësi për përdoruesit. Ne ju themi përdoreni në rrezikun tuaj. /PCWorld Albanian

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...