Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

A e dini përse buka duhet të hahet në fund të racionit?

Studimet e reja shkencore tregojnë që konsumimi i karbohidrateve në fund të racionit ka pasoja të volitshme për shëndetin tonë

Studimet, të cilat i ka udhëhequr profesoresha e Fakultetit të Universitetit të Nju-Jorkut, Louis J. Aaron, ka qenë e inspiruar me të dhënat e pamjaftueshme shkencore mbi atë se a ndikon koha kur konsumohen karbohidratet në nivelin e sheqerit dhe në gjak.

Doktoresha Aaron me kolegët e vet ka studiuar mënyrën e ushqimit të 16 diabetikëve, transmeton Telegrafi.

Grupi i parë ka konsumuar karbohidrate dhjetë minuta pas proteinave dhe perimeve, grupi i dytë ka ngrënë karbohidrate para perimeve dhe proteinave, ndërkaq grupi i tretë i ka konsumuar të gjitha njëherësh.

Koha për karbohidrate

Secilit individ i është matur niveli i gjakut në gjak para ngrënies dhe 30 minuta pas ngrënies.

Është treguar që ai grup i cili ka konsumuar karbohidrate në fund, ka pasur 53,8 për qind më pak sheqer në gjak nga grupi i cili ka konsumuar karbohidrate para mbetjes së racionit dhe për 40,4 për qind më pak sheqer në gjak nga ata të cilët kanë ngrënë njëherësh të gjithë artikujt.

Shkencëtarët konsiderojnë që konsumimi i karbohidrateve në fund të racionit, ndikon në nivelin e insulinës, i cili është i nevojshëm për metabolizmin e sheqerit në gjak.

Gjithashtu, ekziston bindja që kjo mënyrë e ushqimit ka mundur të ndikojë në humbjen e peshës trupore, sepse nivelet e vogla të insulinës në organizëm çojnë deri në dobësim.

Postime të ngjashme

Përkeqësimi i ekzemës nga ushqimet e gabuara – këshillat e mjekëve

S.B.

Të shëruarve nga koronavirusi mund t’u mjaftojë vetëm një dozë e vaksinës

S.B.

A e dini nga varet puberteti te fëmijët? Sasia e kripës e cila futet në organizëm në fillim të pubertetit mund të ndikojë negativisht në pubertet

S.B.

Të gjitha benefitet shëndetësore që mund të merrni nga farat e lirit

S.B.

Katër mite të shëndetit mendor që janë seriozisht të rrezikshme

S.B.

Shenjat se veshkat kanë nisur të dëmtohen

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...