Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

A e dini se çfarë është FOMO? Frika e ndarë nga shumica e njerëzve në mediat sociale

Ky nuk është një fenomen i ri i sjelljes njerëzore, por është në rritje të madhe në vitet e fundit për shkak të popullaritetit në rritje të rrjeteve sociale

FOMO më shpesh ndodh kur shfletojmë rrjetet tona sociale dhe kuptojmë se nuk kemi qenë në një vend ku miqtë ose të njohurit tanë kanë qenë.

FOMO mund të shfaqet edhe kur jemi jashtë rrjeteve sociale, sepse mendojmë se do të na mungojë informacioni se ku janë miqtë tanë dhe çfarë po bëjnë.

Kjo ndjenjë e dështimit shumë shpesh rezulton në pakënaqësinë e njerëzve. Përveç kësaj, ajo çon në emocione negative siç janë: depresioni, ankthi, ndjenjat e inferioritetit dhe apatitë.

FOMO (fear of missing out) konsiderohet si një gjendje e ankthit shoqëror që buron nga besimi se të tjerët mund të jenë duke u argëtuar, ndërkohë që personi përjeton ankth sepse nuk është i pranishëm. Ky fenomen karakterizohet nga dëshira e fortë për të qëndruar në kontakt me atë që të tjerët janë duke bërë.

Amy Summerville, një profesoreshë e psikologjisë në Miami University në Ohio, tha për Healthline: “Përvoja FOMO është një ndjenjë që karakterizohet nga mendimet ‘po sikur unë të kisha qenë atje’, ‘unë mund të isha atje, por nuk jam’.”

Përdorimi i vazhdueshëm i rrjeteve sociale dhe teknologjisë ka krijuar një terren të qëndrueshëm për zhvillimin e kësaj gjendjeje. Pothuajse gjatë gjithë ditës, njerëzit priren të qëndrojnë në kontakt virtualisht dhe kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e mirë.

Pra, a duhet që të gjithë thjesht të përdorim më pak rrjetet sociale?

“Në këtë pikë duhet të them që jo domosdoshmërisht duhet të heqim dorë nga rrjetet sociale. Për mua ka rëndësi që njerëzit të kuptojnë emocionet negative që përjetojnë në mënyrë që t’i adresojnë,” tha Summerville.

Ajo theksoi se është e qartë që rrjetet sociale nuk do të zhduken, por do të bëhen më të përhapura.

“Duke pasur parasysh se sa të disponueshme janë këto teknologji, ato thjesht do të jenë pjesë e mënyrës se si ne bashkëveprojmë me botën dhe me njerëzit. Patjetër që duhet bërë shumë punë në këtë fushë.”

Disa studime e kanë lidhur përdorimin e rrjeteve sociale me depresionin, ankthin, cilësinë e dobët të gjumit, vetëvlerësimin më të ulët, mungesën e vëmendjes dhe hiperaktivitetin – më shpesh tek adoleshentët.

Vendosja e kufijve, si koha e limituar e qëndrimit në rrjete sociale, mund të minimizojë efektet negative.

Postime të ngjashme

Vetitë e kivit në zbardhjen e lëkurës/ Mënyra natyrale në shtëpi

Lea Muslija

Koreja e Jugut do t’i përziejë dy vaksina të ndryshme për shkak të vonesës në furnizim

Lea Muslija

Tymosja e tepruar e marihuanës ju bën ‘dështak’

Dafina Vidishiqi

Si të lehtësoni dhimbjet e kockave dhe nyjeve?

Lea Muslija

Si ndikojnë temperaturat e larta tek personat që kanë probleme me tensionin e gjakut?

Lea Muslija

Higjienë orale me aparate fikse ortodonte

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...