A e dini se si shfaqet sëmundja celiake? Këto janë simptomat kryesore të intolerancës ndaj glutenit

Sëmundja celiake është një intolerancë e organizmit ndaj glutenit – albuminë që gjendet në drithëra

 

Kjo sëmundje mund të zhvillohet në çdo kohë të jetës, por gjithashtu mund të shkaktojë sëmundje të tjera si diabeti tip 2, dermatiti, anemia ose skleroza e shumëfishtë, transmeton Telegrafi.

Gluteni dhe sëmundja celiake

Gluteni është një albuminë e pranishme në grurë, elb, thekër dhe tërshërë. Njerëzve që janë të predispozuar gjenetikisht, marrja e glutenit u shkakton inflamacion në organizëm.

Mesatarisht, sipas statistikave, çdo i njëqindti njeri nuk është tolerantë ndaj glutenit.

Gluteni gjendet në pothuajse të gjitha produktet industriale, duke përfshirë pastat e dhëmbëve, pije të ndryshme, erëza, madje edhe ilaçe.

Simptomat e sëmundjes celiake

Edhe pse sëmundja celiake diagnostikohet ekskluzivisht nëpërmjet gjakut, ka disa simptoma të zakonshme. Testet serologjike për sëmundjen Celiake janë hapi i parë, përpara se të kryhen procedura invazive.

Është një sëmundje që fshihet prej simptomave që ngjasojnë me sëmundje të tjera gastro-intestinale.

Përveç problemeve me tretjen, të tilla si dhimbje barku, gazra, fryrje barku, diarre ose kapsllëk, celiakeja shoqërohet me skuqje të lëkurës, dermatit në formë herpesi, lodhje, nervozizëm, presion të ulët të gjakut dhe rraskapitje.

Përveç kësaj, marramendja, çekuilibri hormonal, humbja e vëmendjes, ndryshimet e humorit dhe migrena dhe hipotonia muskulore janë të mundshme.

Trajtimi i sëmundjes

Përveç shmangies së ushqimeve të pasura me gluten, nuk ka medikamente kundër kësaj sëmundjeje.

Pasojat e celiakesë

Nëse nuk kontrollohet, sëmundja celiake mund të shkaktojë anemi, osteoporozë, intolerancë ndaj laktozës, mungesë vitaminash, çekuilibër të fshikëzës, epilepsi, demencë, miopati dhe infertilitet.

Related posts

Ngrënia e këtij ushqimi mund të shkrij dhjamin e barkut

D V

Mbipesha, rreziqet shëndetësore dhe mënyrat e parandalimit

D V

Frymëmarrja e drejtë zvogëlon rrahjet e zemrës dhe stresin, ngadalëson metabolizmin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com