Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

A e marin pagën e njejtë burrat e diplomuar dhe gratë e diplomuara?

Shkup, 8 mars – Zhurnal.mk – Gjithnjë e më shumë gra janë të arsimuara dhe kanë të drejtën e arsimit, ato janë dominonte në sektorë të caktuar si drejtësia, ekonomia, arsimi dhe veprimtari mjekësore, por kur bëhet fjalë për praninë në pozicione udhëheqëse ekziston një jo baraspeshë. Këtu mbisundojnë ende burrat, ndërsa gratë sipas traditës janë pararendës në aktivitetet shtëpiake.

Të dhënat zyrtare nga Enti Shtetëror i Statistikës nga shtatori i vitit 2020 tregojnë se gjinia femërore në periudhën e viteve 2000-2019 është e përfaqësuar si kuadër i arsimit sipëror me 59 për qind të numrit të përgjithshëm të njerëzve me arsim sipëror në shtet. Në vitin 2019, prej numrit të përgjithshëm të studimeve të mbrojtura të magjistraturës, madje 60,1 për qind janë të grave, ndërsa disertacionet e mbrojtura të doktoraturës 58,9 për qind janë nga gratë.

Por, ndonëse kanë arsimimin përkatëse, shifrat tregojnë se me nivelin e njëjtë arsimor pagat e grave janë më të ulëta. Të dhënat statistikore në dispozicion për vitin 2014 tregojnë se me arsimin e lartë burrat fitojnë mesatarisht 24.834, ndërsa gratë 23.488, me arsim të mesëm 21.024 burrat, ndërsa gratë 17.455…, e gjithashtu, edhe ora mesatare e punës për gratë është më e ulët për dallim nga burrat.

“Përballë shifrave të larta të kuadrit të lartë arsimor, ekziston një disbalancë evidente në raport me përqindjen e grave të pranishme në pozicionet udhëheqëse në biznesin dhe shoqërinë në përgjithësi, gjegjësisht, vetëm 28.7 për qind, sipas hulumtimeve të fundit nga tremujori i parë në vitin 2020. Është konstatuar se sa shkohet më lartë në organet udhëheqëse, si këshilla mbikëqyrëse dhe drejtuese, bord të drejtorëve dhe ngjashëm, përfaqësimi i grave është më i vogël”, shprehet për MIA-n Lidija Tripunova, menaxher udhëheqës i agjencisë “Marili”, e cila punon në projekte kushtuar gruas në biznesin dhe e cila tashmë 25 vite bën përzgjedhjen vjetore të 10 grave më të mira menaxhere në vend.

Sipas saj, është evidente se ka faktorë objektivë dhe subjektivë për këtë gjendje. Një pjesë e tyre, siç thekson, janë në normat tradicionale për rolin e gruas në amvisërinë dhe në shoqërinë, ndërsa një pjesë janë në kultivimin e pamjaftueshëm të kulturës së suksesshmërisë së grave në profesionin.

“Për këtë qëllim ndërmerren aktivitete për rritjen e përfaqësimit procentual të gruas në ekipet e menaxhimit duke i ndjekur normat e garantuara evropiane. Konsideroj se agjencia “Marili” me projektet e saj promovuese për gratë në biznesin jep vulën e saj tashmë një çerek shekulli dhe e kanalizon rrugën për mbështetje dhe nxitje të gjeneratave të reja të jenë të guximshme, të lëshohen në ujërat e biznesit dhe të ndërtojnë karriera të suksesshme në sipërmarrësi, veprimtarinë menaxhuese dhe në udhëheqjen e grave”, porositë Tripunovska.

Ajo thekson se nga përvoja e saj mund të konstatohet se proceset për të drejtat e grave dhe barazinë, megjithëse të ngadalta, megjithatë, përparojnë. Gruaja, shprehet ajo, jo vetëm që është e barabartë në qasjen drejt çdo vendi të punës, por edhe është e kualifikuar. Madje edhe më e kualifikuar se burri.

Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se në vend, nga numri i përgjithshëm i popullsisë së aftësi për punë, gratë janë 376.111 ose 39.9 për qind. Nga ana tjetër, nga të punësuarit, numri i përgjithshëm i të cilave është 789.552 gra, janë 40.3 për qind ose 317.813.

Profesionet më të zakonshme në të cilat gratë takohen në vend janë aktivitetet juridike, ekonomike, pedagogjike dhe mjekësore, e së fundmi aktuale janë marketingu, udhëheqja e resurseve njerëzore, industri IT, etj. Ato janë dominuese edhe në veprimtaritë intensive të punës dhe industrinë e përpunimit.

Puna në shtëpi është tradicionalisht ende është e gruas. Përgatitja e ushqimit për gratë përbën 37 për qind të aktiviteteve shtëpiake, ndërsa për burrat vetëm 12 për qind. Përgatitja e ushqimit për gratë përbën 37 për qind të aktiviteteve shtëpiake, ndërsa për burrat vetëm 12 për qind.

Nga fondacioni “Kvinna till Kvinna” bëjnë të ditur se përkundër kuotave ekzistuese, gratë ende nuk janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në proceset e vendimmarrjes në të gjitha nivelet. “Vetëm një krizë, theksojnë për MIA-n, pandemia e kovidit, ishte e mjaftueshme për të na treguar se nevojat e grave harrohen dhe anashkalohen lehtë, merren si neutrale dhe mungojnë në përgjigjen nga shteti, si p.sh. krijimi i masave të caktuara për t’u përballë me pandeminë.

“Derisa institucionet kishin nevojë për kohë për t’u përshtatur me situatën e re, organizatat e grave ishin ato që vazhdimisht punuan në terren duke ofruar ndihmë dhe mbështetje për gratë viktima të dhunës mbi bazë gjinore, por edhe për të gjitha grupet e tjera të margjinalizuara të grave, duke parë nevojat e tyre reale dhe duke u angazhuar që institucionet të ndërmarrin aktivitete konkrete, duke marrë parasysh paralelisht atë që ligjet që miratohen t’i përshtaten realitetit në praktikë”, theksojnë nga Fondacioni.

Vlerësimi i tyre përmes punës së organizatave të tyre partnere është se ka ende përmbajtje diskriminuese në sfera të ndryshme të jetës publike dhe politike, përfshirë arsimin, por jo rrallë edhe narrativë diskriminuese nga figurat kryesore politike, mediat dhe opinioni i gjerë, përmes të cilave mirëmbahen dhe forcohen stereotipat dhe paragjykimet tashmë të vendosura gjinore.

Megjithatë, theksojnë se në periudhën e kaluar, është bërë përparim në raport me rregullativën ligjore që ka të bëjë me dhunën dhe diskriminimin mbi bazë gjinore, ndërsa në rrjedhë janë disa procese në raport me kornizën e përgjithshme sistematike për barazinë gjinore. Sipas tyre, është me të vërtetë e rëndësishme që këto ndryshime ligjore të gjejnë zbatimin përkatës dhe të përpiktë në praktikë, në të kundërtën, konsiderojnë, se të gjitha përpjekjet janë të kota, pavarësisht nga korniza “e përsosur” e vendosur në letër.

Ata porosisin se është jashtëzakonisht e rëndësishme në të gjitha këto procese që institucionet të marrin parasysh nevojat, prioritetet dhe problemet me të cilat përballen gratë në të gjithë territorin e shtetit që i artikulojnë, adresojnë dhe transmetojnë përmes organizatave civile të grave.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në një debat publik njoftoi se MPPS-ja sivjet po punon seriozisht në përgatitjen e një Strategjie të re për barazi gjinore.

Shahpaska thekson se barazia gjinore është një detyrim dhe prioritet i përbashkët i Qeverisë dhe pjesë e programit të punës së Qeverisë 2020-2024 dhe obligim nga agjenda për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030, si në nivelin kombëtar, ashtu edhe në atë lokal.

Në mënyrë që të arrihet aktivitet gjinor, siç tha Shahpaska, është e rëndësishme të respektohet koncepti i mundësive të barabarta, që do të thotë se gratë dhe burrat duhet të kenë të drejta të barabarta për zhvillimin njerëzor, social, ekonomik dhe kulturor, si dhe të drejtën e barabartë për të votuar në jetën shoqërore dhe politike.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...