Agjencia Zhurnal.mk
Bota

A e rrezikon efektin e vaksinës? Eksperti italian: Varianti britanik i Covid nuk është më agresiv, por transmetohet më shpejt

Teksa në Britani është zbuluar një variant i ri i covid-19, shumë vende të Bashkimit Evropian kanë mbyllur fluturimet me këtë shtet për të parandaluar përhapjen.

Ndërkohë versioni i ri i virusit, ka alarmuar autoritetet shëndetësore në të gjithë botën.  Ndërkaq, eksperti italian Walter Ricciardi , i cili foli në lidhje me “Live – Non è la d’Urso” tha se varianti i ri nuk është më agresiv, po transmetohet më shpejt.

“Nuk është një formë më agresive ose vdekjeprurëse, por është shumë më ngjitëse”, tha ai.

Ricciardi shpjegoi se shansi më i madh i infeksionit është për shkak të aftësisë së këtij varianti të virusit për të hyrë në trupin tonë përmes mukozës.

 “Nesër do të kemi një ballafaqim të ri me britanikët, por ata tashmë kanë konfirmuar se për momentin nuk do të rrezikonte efektivitetin e vaksinës”, shtoi eksperti.

Postime të ngjashme

Mbi 300 persona të akuzuar për sulmin në Kongresin amerikan

T E

Raporti që vë në alarm Italinë: Rreziku nga Covid-19 është rritur, nevojiten masa të reja

T E

Synohet të ulet me 10% të dendësia mesatare e ndotjes së ajrit

Bexhet Musliu

Intensifikohet kërkimi në fushën e qarqeve të integruara

Bexhet Musliu

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën prej 1.9 trilion dollarësh

T E

Greqia “blindon” Kakavijën, shtrëngohen masat për tu futur në këtë vend

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...