Shkup, 25 qershor – Zgjedhjet e këtij viti sollën jo vetëm ndryshim në qeverisje por rikthim shprese për të gjithë qytetarët e këtij vendi, në veçanti ata shqiptarë. Ndryshimi që kishte humbur formë e koncept në kampin politik shqiptarë u rikthye në vendin e duhur. Nëse në kampin maqedonas ndryshimi i qeverisjes konsiderohej proces demokratik në kampin shqiptarë ky proces ishte i paprekshëm. Por, edhe kësaj i erdhi fundi, ky fund solli një fillim të ri. Shqiptarët do të kenë mundësinë të shohin diçka ndryshe prej asaj që kanë parë 20 vitet e fundit. Shumë funksionarë kanë qenë në funksion të partisë politike në pushtet BDI sepse e kanë ndjerë për borxh përshkak të favoreve që kanë marrë. Rast ti tillë është Shaqir Fetai nga Çegrani i Gostivari, kreu i BFI-së, Shaqir Fetai. I cili kërcënon gazetarët me padi dhe gjithçka tjetër vetëm për të heshtur të vërtetën. Meqë praktikisht erdhi ndryshimi a duhet që pjesë e ndryshimit të jetë edhe pensionimi i këtij shërbyesi partiak? shkruan Zhurnal.
Kush është Shaqir Fetai dhe pse nuk duhet të jetë në krye të BFI-së?
Shaqir Fetai është kryetari i BFI-së në RMV, me prejardhje është nga fshati Çegran i Gostivarit. Ajo çfarë e karakterizon këtë kryetar të Bashkësisë Islame është fakti që më shpesh takohet me zyrtarë të BDI-së se sa të BFI-së. Këtë gjë më së miri na dëshmon vetë ai, gjegjësisht profili zyrtarë i BFI-së në Facebook, ku ka dhjetëra takime të evidentuara me personalitete të BDI-së duke filluar nga kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti, e deri te aktivistët e nëndegëve të ndryshme të kësaj partie.
Kur flasim për takimet e Fetait me krerët e kësaj partie kemi të bëjmë me takime të shumta të cilat shoqërohen me dreka apo darka “ekstravagante” që palët kanë shtruar për njëri-tjetrin, të cilat janë paguar me para të popullit dhe besimtarëve të besimit Islam në RMV ose anasjelltas para të partisë që burojnë poashtu nga populli.
Kjo afërsi e Fetait me partinë që ka qenë gjatë kohë në pushtet nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë me “institucionalizim” sepse bëhet fjalë për një marrëveshje reciproke mes partisë dhe personit në fjalë. Ai ka gëzuar mbrojtje të plotë nga partia që në rast të keqpërdorimeve të ndryshme të mos hetohet.
Kujtojmë për publikun që, ditën e heshtjes zgjedhore më 7 maj (2024) u bë zhurmë e madhe me përmbajtje për skandalin e papritshëm kur në orët e vona të mbrëmjes ishte arrestuar një hoxhë nën dyshimin për blerje votash. Çuditërisht hoxha në fjalë është krahu i djathtë i kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu, dhe nga ky mega skandal kuptohet qartësisht që Fetahu po kontribuon në devalvimin e vlerës së profesionit të hoxhës dhe në tërësi vlerave që proklamon besimi islam.
Çfarë i duhet BFI-së në krye një udhëheqës që kryen shërbime të tjera pothuajse gjithçka vetëm shërbim për BFI-në nuk kryen. Në fakt, dëmton, shkatërron dhe denigron në tërësi profesionin e veçantë atë të hoxhës. Me arrestimin e shokut të Fetahut për blerje votash përçohet mesazhi që askush më nuk po i dëgjon e beson hoxhallarëve prandaj i kanë nxjerr në terren si tregtar. Mes tjerash, në vend se të ligjërohet për rëndësinë dhe peshën e votës hoxha me shall në kokë bënë veprime skandaloze blen vota.
Ky rast dëshmon edhe njëherë përafërsinë e BFI-së së udhëhequr nga Shaqir Fetai me BDI-në e udhëhequr nga Ali Ahmetit. Mbase interesi partisë për bashkëpunim të këtij lloji me BFI-në dihet e kuptohet që të kenë një grusht votash më shumë, por pjesa tjetër është e pakuptimtë që për interes të ruajtjes së pozitës së tij bënë çmos edhe veprime të pahijshme.
Shaqir Fetai kërcënon gazetarët me padi vetëm për të ndalur publikimin e të vërtetës –
Gazetarët nuk kanë punë tjetër pos zbardhjes dhe publikimit të së vërtetës. E kjo punë e gazetarëve shpeshherë bie ndesh me aktivitetin e jashtëligjshëm të shumë funksionarëve. I tillë është rasti me kreun e BFI-së në RVM, Shaqir Fetain. I cili ndryshe njihet si një uzurpator dhe kapadai i BFI-së.
Kur Agjencia e Lajmeve Zhurnal zbuloi se ky zotëria i BFI-së i kishte caktuar pagë mujore vetës mbi 7 mijë euro kjo gjë nuk i shkoi përshtati fare. I njëjti kërcënonte me padi gazetarët por nuk demantonte në asnjë formë informacionin e publikuar nga Zhurnal. Prandaj, funksionarët e llojit të Fetait sa më parë duhet të pensionohen.
Sepse, është një vijë e hollë mes shërbyesit publik dhe atij partiak e këtë vij Fetai e ka shkelur me dy këmbë. Dhe, duke i shërbyer partisë politike që tashmë është në opozitë BDI-së ka shfrytëzuar mbrojtje dhe mbështetje institucionale për çdo shkelje të mundshme. Prandaj, është ndjerë i “fuqishëm” saqë ta ketë guximin të kërcënojë edhe gazetarë.
Por, një gjë nuk duhet ta harrojë Fetai gazetarët e Zhurnal jo që janë frikësuar kërcënimeve të tij por vetëm këto kërcënime kanë qenë inkurajim për ta zbardhur të vërtetën deri në fund. /Zhurnal.mk