Në “National Truck Show” pati një pjesëmarrje të madhe të kamionçinave me cilësi të lartë teksa kjo ngjarje po zhvillohej vetëm në vitin e saj të dytë.
E mbajtur në të njëjtin vend me një tjetër më të madhe, “Grand National Roadster Show”, ngjarja vetëm me kamionçina dhe furgonë fton “më të mirët të prodhuar me porosi” për të konkurruar për titullin e Kamionçinës më të Bukur të Amerikës.
Këtë vit, 11 kamionçina të mrekullueshme u ftuan për të garuar për titullin dhe një ekip gjyqtarësh ishin aty për të zgjedhur një fitues, përcjell Telegrafi.
Si rezultat, Ford F100 i 1956 Ed Ganzinotti u zgjodh si fitues.
Ai mori në shtëpi një trofe mbresëlënës dhe një çek nga prej 12,500 dollarë.