Agjencia Zhurnal.mk
Bota

A është Turqia ende një aleat i besuar i NATO-s?

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan ndërsa udhëheqësit e vendeve të NATO-s mblidhen të hënën në Bruksel.

Takimi i zotit Biden me udhëheqësin turk po pritet me shumë vëmendje ndërsa disa vëzhgues ngrenë pyetjen nëse Turqia mund të shihet ende si një aleat i besuar i NATO-s dhe një partner për sigurinë.

Një mbështetës i kahershëm i NATO-s, Presidenti Biden zgjodhi Evropën si destinacionin e tij të parë jashtë vendit. Vëzhguesit po ndjekin nga afër atë që pritet të jetë një takim i tensionuar midis presidentit amerikan dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan.

Dy udhëheqësit kanë shkëmbyer retorika të ashpra kohët e fundit, ndërsa zoti Biden e quajti Erdoganin “autokrat” gjatë fushatës presidenciale, dhe Erdogani tha muajin e kaluar se Bideni i ka “duart e përgjakura”, duke theksuar mbështetjen e udhëheqësit amerikan për Izraelin në konfliktin e Gazës.

I pyetur në lidhje me blerjen e debatueshme nga Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, të sistemit të mbrojtjes raketore ruse S-400 në 2019, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price u shpreh kështu:
“Kurrë nuk kemi lënë të kuptohet se jemi të gatshëm të pranojmë zotërimin e sistemit S-400 nga Turqia. Bie ndesh me statusin e Turqisë si një aleate e NATO-s”.

Disa ekspertë të politikës së jashtme thonë se prej vitesh, Erdogani nuk ka vepruar sikur Turqia dëshiron të mbetet një aleat i besuar në NATO.

Bradley Bowman është me Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive. Ai foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Teams.

“Një aleat nuk blen një sistem të mbrojtjes nga raketat nga kërcënuesi kryesor i aleancës, Rusia. Kjo nuk bëhet. Të gjithë iu lutëm Ankarasë dhe Erdoganit që të mos e bënin këtë, dhe ata anashkaluan shqetësimet tona”.

Ndërsa Doug Bandow i Institutit CATO thotë për Zërin e Amerikës se Uashingtoni duhet të shqyrtojë lidhjet me Turqinë.

“Turqia nuk luan më rolin që ka luajtur dikur. Fakti që Turqia dikur ishte një aleat shumë i rëndësishëm strategjik nuk do të thotë se ajo ende është. Amerika dhe anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të shtrojnë pyetjen, a po luan Turqia ende atë lloj roli?”.

Analistë të tjerë nënvizojnë shtypjen e kundërshtarëve politikë nga ana e Erdoganit, duke thënë se kjo bie ndesh me parimet thelbësore të NATO-s, ku përfshihet zbatimi i ligjit dhe liria e shtypit.

Rachel Ellehuus me Qendrën për Studime Strategjike Ndërkombëtare foli për Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

Postime të ngjashme

NATO përsërit mbështetjen për Afganistanin

D V

Paris: Nisin hetime për sulmin ndaj Ambasadës së Kubës

D V

Një person i vdekur, katër të zhdukur pas shpërthimit në Gjermani

D V

Hulumtim: Antitrupat e krijuar nga “Sinovac” mund të qëndrojnë vetëm 6 muaj

Z H

SHBA paralajmëron kundër udhëtimit në disa shtete

D V

Rikthehet komunikimi mes dy Koreve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...