A i hapi rrugën Gjykata Kushtetuese vazhdimit të keqpërdorimit të përkatësisë etnike gjatë punësimeve?

nga Redaksia

Shkup, 28 shkurt – Certifikatat e lindjes, certifikatat e kurorëzimit dhe certifikatat e vdekjes të lëshuara nga Drejtoria e Librave Amë nuk do të përmbajnë grafën e kombësisë. Sipas Gjykatës Kushtetuese, kjo e dhënë bie ndesh me vlerën themelore të shprehjes së lirë të kombësisë. Gjykatësit kushtetues sot i shfuqizuan dispozitat kontestuese të Ligjit të Evidencës Amë, të miratuar në vitin 1994. “Bëhet fjalë për ndjenjë private dhe të brendshme të njeriut dhe askush nuk mund të detyrohet ta shfaqë publikisht atë ndjenjë dhe aq më tepër t’i nënshtrohet administrimit të detyrueshëm institucional në dokumentet publike”, deklaroi Hristina Belovska – zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese.
Gjithashtu, siç sqarohet nga gjykata, Kushtetuta garanton fshehtësinë dhe sigurinë e të dhënave personale dhe çdo qytetari i respektohet mbrojtja e privatësisë. Sipas Kushtetutës, qytetari ka të drejtë të mos e ndajë kombësinë e tij, madje edhe ta ndryshojë atë.

“Duke qenë se vendimi i sotëm është shfuqizues, nuk ka më bazë ligjore për të kërkuar informacionin e kombësisë në certifikatat e lindjeve, kurorëzimeve dhe vdekjeve”, tha Hristina Belovska – zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka komentuar shkurt vendimin e sotëm në profilin e tij në Facebook.
“5:3 mbivotim nga ana e gjykatësve të shumicës (54%) mbi gjykatësit e joshumicës (46%)”, tha Krenar Lloga – Ministër i Drejtësisë.

Në shikim të parë duket se Gjykata Kushtetuese nuk ka marë fare parasysh specifikat e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut, por ka vendosur sikur të bëht fjlë për vend dhe shoqëri mijëra kilometra larg prej nesh, shkruan Zhurnal. Maqedonia e Veriut që në preambulën e saj definohet si shoqëri multietnike, kurse Nenet kushtetuese dhe Ligjet përmbajnë obligime ndaj institucioneve që burojnë pikërisht nga përqindjet e bashkësive etnike. Kjo është dashur të meret patjetër parasysh nga ana e atyre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që votuan për heqjen e grafës etnike.

Që të funksionon vedi ynë si shoqëri e përbashkët, nevojitet plotësimi i disa predispozitave, e që në bazën e tyre kanë edhe përkatësinë etnike të qytetarëve. Deri sot kemi raste të shumta kur shfrytëzohet ky vakum dhe keqpërdoret në atë mënyrë që përfaqësues të një bashkësie etnike paraqiten si pjesëtar të një bashësie tjetër vetëm sa për të shfrytëzuar ndonjë beneficion. Kemi dhjetëra e dhjetëra raste kur pjesëtarë të bashkësive etnike tjera paraqiten si shqiptarë vetëm sa për të zënë vendet e punës që u takojnë shqiptarëve. Përfshirja e grafës etnike në certifikata ishte një ide e mirë për anulimin e këtij keqpërdorimi, por anëtarë të Gjykatës Kushtetuese si duket kanë rënë nën ndikimin e “Levicës” së Apasievit, e cila paraqiti iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, pasi më herët ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga kërkoi që të respektohet Ligji dhe të vendoset grafa e kombësisë.

Ai përpiloi edhe një Udhëzim, sipas të cilit për një periudhë të caktuar janë lëshuar deklarata me këtë grafikon, derisa gjykatësit kushtetues e kanë ndërprerë përkohësisht zbatimin e Udhëzimit. Lloga besonte se futja e grafikonit do të parandalonte abuzimet e balancuesit për punësim në administratë. Ky vendim mund të konsiderohet si “dritë jeshile” për të vazhduar keqpërdorimet që janë bë deri tani, por me intensitet edhe më të madh. Që të evitohen manipulimet, e që sjellin në rrezik funksionimin e çështjeve kyçe që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Ohrit, para së gjithash me përfaqësimin adekuat, duhet kërkuar forma tjera adekuate që pamundësojnë keqpërdorimet që janë vërejtur deri tani./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More