A i ndihmon vitamina A ata që kanë humbur nuhatjen nga Covid 19?

Një studim i ri do të vlerësojë nëse vitamina A mund të ndihmojë ata që kanë humbur ndjenjën e nuhatjes pas kontraktimit të Covid-19.

 

”Studimi 12-javor ‘Apollo’ do të trajtojë njerëzit që kanë përjetuar humbje të nuhatjes ose një ndjenjë të ndryshuar të nuhatjes për shkak të infeksioneve virale, me pika në hundë që përmbajnë vitaminën A”, theksoi Universiteti i Britanisë Lindore (UEA) në një shënim.

Universiteti theksoi se studime nga Gjermania kanë treguar përfitimin e mundshëm të vitaminës A dhe se studimet “do të eksplorojë se si funksionon ky trajtim për të ndihmuar në riparimin e indeve të dëmtuara nga virusi në hundë”.

Studiuesit shpresojnë se ”studimi mund të ndihmojë në përmirësimin e jetës së miliona njerëzve në të gjithë botën që vuajnë nga humbja e nuhatjes duke rikthyer shqisën e tyre të pestë”.

Ai vjen pasi një studim nga një grup ndërkombëtar i ekspertëve të nuhatjes, i botuar në revistën ”International Forum of Alergy & Rhinology” këshilloi kundër përdorimit të steroideve për të trajtuar humbjen e nuhatjes.

Një nga studiuesit, Carl Philpott theksoi se ”ka shumë pak prova që steroidet ndihmojnë në humbjen e nuhatjes. Ato kanë efekte anësore të mundshme duke përfshirë mbajtjen e lëngjeve, hipertensionin dhe problemet me ndryshimet e humorit dhe sjelljen”.

Shkencëtarët kanë rekomanduar ata që kanë përjetuar humbje të nuhatjes të nuhasin të paktën katër erëra të ndryshme, dy herë në ditë për disa muaj.

”Metoda synon të ndihmojë shërimin e bazuar në neuroplasticitetin, aftësinë e trurit për të riorganizuar veten për të kompensuar një ndryshim ose dëmtim”, shtoi Philpott.

Related posts

Ministria e Shëndetësisë thotë se është rritur interesimi për vaksinim kundër COVID-19

D V

Nuk preferohet të pini ujë para se të flini

D V

Ngrënia e bananeve para se të piqen vjen me përfitime befasuese për sheqerin në gjak dhe shëndetin e zorrëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More