Donika Gërvalla sot u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare, por ajo nuk mori mjaftueshëm vota nga deputetët. Madje, Gërvalla nuk e pati as mbështetjen e të gjithë deputetëve të LVV-së.
Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi nuk votoi për Gërvallën. Siç duket, ajo nuk e mbështeti për shkak të deklaratave të mëhershme që Gërvalla kishte bërë, duke akuzuar Rexhep Selimin, transmeton Telegrafi.
Me një kërkim të thjeshtë në Facebook, gjenden postimet e Gërvallës, ku në vitin 2020 ajo shkruante:”Sa e gërditshme me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretuara të botës së krimit”.
Gërvalla mori sot 57 vota, 56 kundër e nga tri abstenime. Kryesuesi i seancës ka ndërprerë seancë për të vazhduar më 22 gusht.
Ndryshe, të hënën Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit.
Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve.

