Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

A ishte Harry Styles një arsye për ndarjen e Olivia Wilde nga Jason Sudeikis?

Olivia Wilde i dha fund fejesës së saj me Jason Sudeikis pasi ajo krijoi një lidhje me Harry Styles, tregon një burim ekskluzivisht për Us Weekly.

“Olivia e ndërpreu fejesën në fillim të nëntorit, por vetëm pasi ajo tashmë ishte afruar me Harry”, pretendon burimi. “Pavarësisht nëse Harry e di apo jo, ai ishte një arsye për ndarjen dhe Jason e adhuron plotësisht Olivian dhe është i shkatërruar për këtë. Familja është përparësia e tij më e madhe”.

Sidoqoftë, një burim i dytë pretendon se, “Fejesa u ndërpre në fillim të vitit të kaluar, siç ishte raportuar më parë. Harry nuk ishte në asnjë mënyrë arsyeja e ndarjes së tyre”.

Një person i tretë na tregoi në fillim të këtij muaji se Wilde, 36 vjeçe, dhe Sudeikis, 45 vjeç, ishin ‘tashmë të gatshëm për t’u ndarë’ para se ajo të lidhej me Styles, 26 vjeçar, duke shtuar: “Harry nuk e prishi atë fejesë”.

U konfirmua në nëntor të vitit 2020 që të njëjtit u ndanë pas nëntë vitesh lidhje. Ai i propozoi në janar 2013 dhe më vonë ata mirëpritën djalin Otis, 6 vjeç dhe vajzën Daisy, 4 vjeçe.

Wilde dhe Styles në anën tjetër u panë të kapur për dore në dasmën e menaxherit të tij, Jeffrey Azoff në Montecito, Kaliforni, në fillim të këtij muaji. Ish-anëtari i “One Direction” më pas iu referua asaj si ‘e dashura’ e tij.

“Harryt i pëlqen që Olivia është kaq e sigurt dhe e zgjuar”, deklaroi një burim. “Inteligjenca dhe natyra e saj e pavarur ishin gjërat e para që e tërhoqën atë për një romancë dashurie”.

Postime të ngjashme

Adelina Emini i kushton këngë të ëmës për 8 Mars

S.B.

Genta Ismajli dhe Fero së shpejti sjellin këngën e re

S.B.

Zbulohen emrat e artistëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”

S.B.

Meghan Markle dhe Princi Harry zbulojnë se janë në pritje të një vajze

S.B.

Taylor Swift, Harry Styles dhe Cardi B – Tre prej 22 artistëve që do të performojnë në “Grammy Awards 2021”

S.B.

Getoar Selimi flet për herë të parë për Agon Amigën: Për të kam bërë më shumë se për veten

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...