A janë larguar agjentët amerikanë nga SPAK?

nga Xh M

Gazetarja Anduela Llabani, e pranishme në emisionin “360 Gradë” tha se Forcat Operacionale amerikane nuk janë larguar nga Shqipëria.

“Amerikanët nuk kanë ikur ndonjëherë nga Shqipëria. Kam pyetur autoritete që janë bashkëvepruese me amerikanët, që janë forcat operacionale. Ata nuk kanë ikur kurrë nga Shqipëria”, tha ai.

Sipas saj ka ende agjentë të FBI-së, që kanë zyrat në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

“Një pjesë e agjentëve të FBI dhe rajon për të hetuar se çfarë është bërë me fondet amerikane në rajon. Për SPAK ka akoma agjentë të FBI që kanë zyrat, të DEA-s brenda SPAK po edhe të FBI që janë brenda tij.

Projekte që kanë qenë të parashikuar apo kanë qenë zëra brenda ambasadës amerikane janë pezulluar, por amerikanë që janë në grupe operacionale për hetim me grupe të përbashkëta me SPAK nuk janë larguar kurrë nga Shqipëria”, tha ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More