Shkup, 16 prill – Maqedonia e Veriut që nga pavarësia si shtet aspiron anëtarësimin në Bashkimin e Evropian, statusin e tillë zyrtarisht e ka fituar pothuajse para 20 viteve por që akoma ka stagnuar në këtë proces. Ku qëndron problemi? Sigurisht para se të kërkohet faji jashtë është mirë të gjendet brenda, nuk përjashtohen edhe faktorët e jashtëm e rrethanat politike ndërkombëtare, por kryesisht në të shumtën e herave kanë dështuar përpjekjet përshkak të mos plotësimit të kushteve të brendshme, apo siç njihet në publik mos plotësimi i detyrave të shtëpisë, shkruan Zhurnal.
A është koha ideale tani që të fillojnë negociatat me BE-në?
Ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunski thkeson se është koha që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në dhe më pas të negociojë me Brukselin në bazë të kritereve dhe standardeve.
Mucunski po qëndron për vizitë në Luksemburg. Pas një takimi jozyrtar me ministrat e BE-së, Mucunski u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të gjejnë një mënyrë për të parandaluar që mosmarrëveshjet dypalëshe të bëhen zvarritëse.
Maqedonia mori mbështetje për rrugën e saj integruese edhe nga Luksemburgu, pas takimit të Mucunskit me kolegun e tij Xavier Bettel.
Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme bullgare (MPJ) thotë se ndryshimet kushtetuese nuk janë kërkesa e vetme dhe se nuk do të tërhiqen.
Duhet të vazhdohet rrugëtimi evropian –
Pas çdo gare është e rëndësishme që sa më parë të dihet dhe kuptohet arsyeja e garimit jo vetëm për të kënaq apo plotësuar egot e ndokujt por për të dëshmuar ndryshimin apo vazhdimin e rrugëtimit në drejtim të përmirësimit të gjendjes së qytetarëve.
Prandaj, sa më parë duhet të vazhdohen punët aty ku kanë ngelur. Fushata e zgjedhjet përfunduan tani është koha që të dëshmohet që ky vend ka njerëz dhe kapacitet për t’i çuar proceset përpara drejt një jete më të mirë për të gjithë pa dallim
Sfidat në të cilat ka kaluar vendi janë dëshmi që asgjë nuk është e pamundur ajo që duhet është vetëm vullneti pozitiv për të bërë ndryshim drastik në vendin ku mëse i nevojshëm është i ndryshimi. Nëse dikur ka qenë e pa imagjinueshme futja e vendit si anëtarë i Aleancës më të fortë ushtarake në botë, sot është realitet, nëse dikur ka qenë e pa besueshme që vendit mund t’i ndërrohet emri dhe të vazhdohet tutje procesi integrimit evropian, sot është realitet.
Nëse sot tingëllon çuditshëm që kjo qeveri në ardhje nuk do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, nesër do të jetë realitet. Ajo që nevojitet është mos krijimi i dramave pa nevojë që po u ndryshua kushtetuta shembet vendi. Jo, nuk ndodhë asgjë e keqe dhe e dëmshme për vendin ndodhë hapja e rrugës dhe vazhdimi i rrugëtimit drejt BE-së.
Me ndryshimin e Kushtetutës a do të hyjmë në BE? Sigurisht që jo, na presin akoma punë e reforma të shumta në shumë fusha të ndryshme por ajo që ndodhë sigurt është dëshmia që ky vend ka vullnet politik për tu bërë anëtarë i familjes së madhe evropiane. Pra, nuk mjaftojnë vetëm sondazhet apo deklaratat duhet edhe vepra konkrete.
Çdo veprim i guximshëm sot është dëshmi dhe përpjekje për krijimin e një të ardhme të mirë nesër. Pra, politikanë vizionar janë ata që mendojnë e veprojnë për gjeneratat e ardhshme dhe jo sot për sot. E kjo është dëshmuar dhe do të dëshmohet padyshim edhe tutje se ka njerëz që brengosen për gjeneratat që vijnë, ka njerëz që synim kanë zhvillimin dhe progresin në gjitha fushat në tërësi. /Zhurnal.mk