A jeton te shtëpia e gruas? Blero sqaron të vërtetën

Blero tregoi për gazetën kosovare Demos se projekti i ri i tij do të publikohet më së largu në dy javët e ardhshme, gjithashtu ai tregoi edhe të veçantën e këtij projekti. Ndër të tjera në një intervistë për “Gazeta Demos” ai foli edhe për jetën bashkëshortore dhe për vajzën e tij, Tarën.

 

A po qëndron Blero tek Afrona apo Afrona tek Blero?

Blero: Po qëndrojmë edhe në Cyrih edhe në Prishtinë. Bëjmë shumë lëvizje, por për momentin nuk e kemi ndër mend të caktojmë vendbanim, sepse punët tona janë edhe në Cyrih edhe në Prishtinë, kështu që po qëndroj edhe unë tek ajo edhe ajo tek unë.

A është Blero gati të bëhet baba për herë të dytë?

Blero: Disa gjërave iu shkojmë me përgatije, për momentin nuk e kemi në plan, por sigurisht kjo punë është në dorë të Zotit.

Ai gjithashtu tregoi se këtë javë fillojnë xhirimet e projektit tim të ri. Ky projekt do të quhet “Hala” dhe për dy javë do të jetë gati. Gjithashtu nuk është bashkëpunim.

Blero gjithashtu foli pak për politikë:

Unë mendoj që ora policore duhet të largohet, sepse e shoh totalisht të pakuptimtë, por nuk mendoj që jemi gati për hapje totale, sepse ishim dëshmitarë që varianti Delta ishte version shumë i rëndë, i cili na befasoi të gjithëve. Kështu që, unë mendoj që këto masa duhet të mbesin të njëjta, të paktën deri në fund të vitit që të mos rrezikojmë.

Related posts

E kishte blerë 1.6 milion, Leo DiCaprio po e shet për 10 milionë dollarë rezidencën e tij luksoze në Malibu

D V

I shkroi gabimisht në Instagram, Shkurte Gashi zbulon se si nisi lidhja e dashurisë me Albert Limanin

D V

Arta Nitaj vjen me poza të reja joshëse para pasqyrës, thekson format në veshjen plot stil

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More