“A ka mundësi ta qepni gojën” – momenti kur banorët e nxjerrin nga vetja Ledion Liçon

nga D V

Mbrëmë (e martë) ka qenë një spektakël tejet i tensionuar në Big Brother VIP Albania.

Pati debate të shumta në mes banorëve, mos-pajtime, por herë pas herë edhe britma.

Moderatori i këtij programi, Ledion Liço, u mundua t’i qetësonte pasi po flisnin njëzëri, por nuk kuptonin.

Foto: Screenshot/YouTube

E në një moment, ai doli jashtë vetes, duke i kërkuar që të ndalen – të mos flisnin më.

“Ej ej, seriozisht e kam. A ka mundësi ta qepni atë gojë”, iu drejtua Liço.

Tutje ai shtoi: “Është e pabesueshme që në një televizion kombëtar, unë duhet të bërtas si horr në rrugë, me njerëz që nuk dinë as A-në e televizionit”.

Theksojmë që Amber kërkoi të dilte me dëshirë nga ai format, për shkak të ngarkesës që kishte së fundmi. 

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More