A ka pasur informacione të ndjeshme diplomati maqedonas i arrestuar në Serbi?

Shkup, 20 shtator – Procedura për marrjen e certifikatave të sigurisë po kryhet në kuadër të procedurës së caktuar strikte ligjore  dhe e njëjta fillon me parashtrim të kërkesës për  dhënie të certifikatës së sigurisë në Drejtorinë për siguri të informatave të klasifikuara në pajtim me nenin 45 të Ligjit për informata të klasifikuara, kumtoi sot Agjencia për siguri nacionale lidhur me certifikatat e sigurisë të personave të lidhur me rastin e arrestimit dhe caktimit të paraburgimit esktradues të Mile Milenkoskit në Serbi sipas fletë-arrestit të kur nga ana e Interpolit.

Në kumtesë shtohet se Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara (neni 53 i Ligjit për informata të klasifikuara) Agjencia për siguri nacionale (neni 4 dhe neni 8 të Ligjit për ASN) kryen kontrolle të sigurisë për persona për shkak të konstatimit të pengesave të sigurisë për dhënie të certifikatës së sigurisë për shfrytëzim të informatave të klasifikuara.

“Nga revizioni i kryer në procedurat për kontrolle të zbatuara të sigurisë është konstatuar se nga dita e formimit të Agjencisë për siguri nacionale më 1 shtator 2019 deri më 27 gusht 2021, ditën e arrestimit të M.Milenkoskit, Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara nuk ka parashtruar kërkesë për zbatim të kontrolleve të sigurisë. As për Milenkovskin, as për dy personat e tjerë të përmendur në mediume. Njëherit është konstatuar se nga tre personat e përmendur, certifikatë valide të sigurisë deri në ditën e mbajtjes në Serbi ka pasur vetëm Mile Milenkoski dhe e njëjta është dhënë në bazë të kontrollit të kryer të sigurisë nga shkalla e dytë nga ana e ish-Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim më 9 shkurt 2019. Për dy personat e tjerë është konstatuar se nuk disponojnë me certifikata valide të sigurisë”, thekson ASN.

Në kumtesë ceket se nuk janë të vërteta as informatat në disa mediume se cili do nga institucionet e tjera të prekura në vend, deri në ditën e arrestimit të M.Milenkoskit në Serbi, kanë parashtruar informatë në Agjencinë për siguri nacionale për rastin në fjalë.

Agjencia edhe në periudhën në vijim, si edhe deri më tani, shtohet në kumtesë, do të vazhdojë për të gjitha njohuritë lidhur me kërcënimet dhe rreziqet e sigurisë për siguri nacionale të vendit t’i informojë me ligj subjektet e konfirmuara. “Të gjitha çështjet e tjera lidhur me statusin, trajtimin dhe procesuimin e mëtutjeshëm të personave të involvuar në rastin e lartpërmendur janë në kompetenca të caktuara me ligj të institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thekson ASN. 

Related posts

Mijëra shqiptarë në pritje të miratimit të Ligjit për shtetësinë e Maqedonisë

D V

Konferencë shtypi e KSHZ-së me rastin e fillimit të Regjistrimit (drejtpërdrejtë)

D V

Zaev, Jansha dhe Varheji: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More