Shkup, 13 shkurt – Një nga problemet kryesore me të cilat janë përballur gjatë gjithë kohës shqiptarët ka qenë lufta kundër diskriminimit dhe përpjekja maksimale për përfaqësim të drejt dhe adekuat në institucionet e vendit. Me fjalë të tjera, shqiptarët e këtij vendi edhe kanë punuar për profesionalizuar edhe për janë munduar për tu integruar për ushtrimin e profesionit të tyre. Pra, krahas problemeve të shumta pengesë ka qenë punësimi. Kjo çështje pretenduar se do të zgjidhet përmes një mekanizmi digjital të njohur si balancues, por a ka pasur efekt të duhur? shkruan Zhurnal.
Tek ne deri më tani nuk është aplikuar përfaqësim i drejtë dhe adekuat, por vetëm përfaqësim proporcional –
Ajo që po hapim si çështje, nuk është përgjegjësi e shefit të Shtatmadhorisë, por e ministrit të Mbrojtjes, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova për reagimet nga BDI se ka përjashtim të shqiptarëve nga pozitat drejtuese në mbrojtje.
“Unë nga kurreshtje pyeta, përgjigja ishte se bëhet fjalë për të njëjtat organe, të njëjtit persona, vetëm se në reformat ka riemërtime. Edhe unë e kam dëgjuar këtë, mendoj se duhet kontrolluar dhe mendoj se po, duhet pasur kujdes për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Por, potencoj se duhet një herë e përgjithmonë të merremi vesh se çfarë do të thotë realisht përfaqësim i drejtë dhe adekuat”, theksoi Siljanovska-Davkova, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas manifestimit “Mëngjesi i grave globale 2025”.
Siljanovska-Davkova theksoi rëndësinë e punësimit të kuadrit profesional, ndërsa jo partiak. Sipas saj, deri më tani tek ne nuk është aplikuar instituti i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, por vetëm i aq. instituti i përfaqësimit proporcional.
“Pohoj me përgjegjësi se deri më tani tek ne nuk është aplikuar instituti i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, por vetëm i ashtuquajturi instituti i përfaqësimit proporcional. Sa është përqindja e pjesëmarrjes në popullatë, aq duhet të jetë në të gjitha institucionet, kjo është proporcionale, por nuk është e drejtë. E drejtë do të thotë, së pari profesionalizëm dhe kompetencë, dhe më pas proporcionalitet, pra përfaqësim i drejtë dhe i adekuat do të nënkuptonte nëse në konkurs konkurrojnë persona me cilësi të njëjta profesionale, përparësi do të ketë më i përfaqësuari. Kështu ka thënë praktika gjyqësore, pasi tashmë është hequr tërësisht edhe në SHBA, por edhe në vende të tjera. Kudo institucione të tilla si veprimet afirmative apo diskriminimi pozitiv janë mekanizma të përkohshëm që do të ofrojnë mundësi të barabarta për njerëzit në konkurimin për çdo pozicion pune apo angazhim. Në të kundërtën, nëse ka vetëm proporcionalitet dhe nëse është pasqyrim i thjeshtë i pjesëmarrjes reale të popullsisë, ekziston rreziku i madh i partizimit dhe politizimit të plotë.”, nënvizoi presidentja.
Punësimet jo adekuate dhe jo të drejta vijnë pikërisht nga punësimet partiake –
Punësimet partiake janë fenomeni më i njohur në Maqedoninë e Veriut, madje duke u shndërruar në diçka shumë normale që pa librezë partiake punësimin mund vetëm ta ëndërrosh. E kjo pastaj ka sjellë vendin në këtë gjendje që po rrezikon të bëhet i pabanueshëm sepse secili i ri dhe e re jetën e tyre po e planifikojmë jashtë kufijve të shtetit, që nuk njeh kufij të normalitetit.
Punësimet partiake janë dukuria më negative e shoqërisë dhe prodhimit të produktivitetit sepse me anë të punësimeve partiake eliminohen kriteret e punësimit. Punësimi pa kritere është punësim për të marrë një pagë dhe pa bë asnjë punë. Tani që Maqedonia e Veriut është në periudhën që pret datën për fillim të negociatave me BE-në, rikthehen shpresat që skriningu me BE-në do të ndikojë që të pastrojë punësimet partiake. Dhe, ky fenomen mos të vazhdojë të përsëritet sepse sjellë pasoja të pariparueshme, punësimet duhet të bëhen në bazë të kritereve dhe meritokracisë.
Pra, Maqedonia e Veriut krahas problematikave tjera që ka për sa i përket shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, njëra ndër shqetësimet tjera është edhe fakti që administrata shtetërore është e mbingarkuar me të punësuar, që një pjesë e tyre nuk i kanë as kualifikimet e duhura. Prandaj, është e domosdoshme që administrata shtetërore të pastrohet nga të punësuarit partiak që janë aty për të marrë një pagë e në shkëmbim të kësaj nuk bëjnë gjë tjetër pos që kalojnë kohën kot dhe nuk janë të gatshëm të avancohen e as të kryejnë punën për të cilën janë të ngarkuar.
Bashkimi Evropian nuk pranon dot shtete që nuk janë të gatshme të harmonizojnë ligjet e tyre me ato të BE-së, prandaj do të jetë rrugë e gjatë e anëtarësimit e aq më e gjatë e përmirësimit dhe çrrënjosjes së asaj praktike që ka shkërmoq shoqërinë duke vendos kriter të punësimit partizimin. /Zhurnal.mk