A ka persona të pakualifikuar në poste udhëheqëse?

nga Redaksia

Shkup, 19 mars – Çështja profesionale dhe kriteret kualifikuese nuk njohin etni apo gjini janë çështje parimesh që mundësojnë punë me rezultat efektiv. Në të kundërtën, kur këto kritere shkelen e nuk respektohen pëson kaosi që vështirë mund të rregullohet. Arsimi është një nga shtyllat më me peshë në vend, sepse brezat që arsimohen nga mësimdhënës (jo)profesional nesër duhet të udhëheqin me shtetin. Por, këto mësimdhënës (jo)profesional nuk bien nga qielli në shkolla por kalojnë në filtra që shpesh herë janë jashtë funksionit e me sy mbyllur arrijnë deri te pozita të dalin para nxënësve. Fajtorë kryesor për nxjerrjen jashtë funksionit të filtrave janë personat që janë në pozita udhëheqëse në sektorë të ndryshëm arsimor, shkruan Zhurnal.

Persona joadekuat në pozita udhëheqëse në arsim ç’orientojnë tërë sistemin –

Emërimet partiake shpesh herë dinë të bëjnë edhe lëshime katastrofale që persona jo adekuat dhe jo profesional vendosen në pozita udhëheqëse dhe kjo pastaj shkakton kaos zinxhiror dhe transmetohet në çdo pore të atij institucioni. Prandaj, duhet kujdes i veçantë që mos të shkohet me parime etnike apo gjinore por në rend të parë të jenë kriteret profesionale e pastaj sigurisht që mund të merren parasysh edhe të tjerat.

Drejtori i Inspektoratit Arsimor nuk është i përshtatshëm për këtë detyrë, thonë nga sindikata. Shtojnë se ai nuk i plotëson kriteret e kërkuara për këtë pozitë, sepse sipas ligjit duhet të ketë së paku 5 vite përvojë pune pedagogjike në edukim dhe arsim, ndërsa për këtë ka reaguar edhe Antikorrupsioni. Kryetari i Sindikatës së pavarur të inspektoratit të arsimit Jovan Gjorgjievski, thotë se inspektorët që e kontrollojnë situatën me drejtorët e shkollave u kanë thënë që fillimisht ta rregullojnë situatën me drejtorin e tyre dhe pastaj të shkojmë tek ata.

“Drejtori që vjen në ISHA, siç publikoi Antikorrupsioni, pamë që nuk është adekuat për ato punë që i kryen. Se nuk i posedon një pjesë të kritereve të nevojshme, përkatësisht së paku 5 vjet përvojë pune që duhet t’i ketë në arsim, nuk i ka”, tha Jovan Gjorgjievski, sindikata e pavarur e ISHA.

Gjorgjievski paralajmëron se ditëve në vijim do të parashtrojnë denoncime deri te disa institucione shtetërore kompetente.

“Ne sot sollëm vendim që të informojmë të gjithë institucionet në shtet që do të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre, kështu që do të shohim çka më pas. Ne si të punësuar në ISHA, që është inspektorat që kryen kontrolle për punën e institucioneve, ndërsa në terren nuk duam të jemi pjesë e cilësisë jo të mirë, jo profesionalizmit të gjithë atyre kuadrove”, pohoi Jovan Gjorgjievski, sindikata e pavarur e ISHA.

Përndryshe drejtor i ISHA-së është Halit Ferati, i cili u emërua në këtë pozitë pas hyrjes së ASH-së në Qeveri. Që aktualisht është i pozicionuar me krahun e Selës në ASH.

Fenomeni i “punësimeve partiake” është i njohur në Maqedoninë e Veriut –

Maqedonia e Veriut krahas problematikave tjera që ka për sa i përket shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, njëra ndër shqetësimet tjera është edhe fakti që administrata shtetërore është e mbingarkuar me të punësuar, që një pjesë e tyre nuk i kanë as kualifikimet e duhura.

Prandaj, është e domosdoshme që administrata shtetërore të pastrohet nga të punësuarit partiak që janë aty për të marrë një pagë e në shkëmbim të kësaj nuk bëjnë gjë tjetër pos që kalojnë kohën kot dhe nuk janë të gatshëm të avancohen e as të kryejnë punën për të cilën janë të ngarkuar.

Bashkimi Evropian nuk pranon dot shtete që nuk janë të gatshme të harmonizojnë ligjet e tyre me ato të BE-së, prandaj do të jetë rrugë e gjatë e anëtarësimit e aq më e gjatë e përmirësimit dhe çrrënjosjes së asaj praktike që ka shkërmoq shoqërinë duke vendos kriter të punësimit partizimin.

Nuk është vetëm administrata publike apo shtetërore në të cilën ka të punësuar partiak, edhe institucionet tjera nuk qëndrojnë sidomos ato arsimore e shëndetësore. Dhe, kjo praktikë ka shkatërruar secilin sektor ku është përdorur, sepse institucionet e arsimore të partizuara prodhojnë politikanë të paarsimuar, si dhe institucionet shëndetësore të partizuara prodhojnë përkujdesje katastrofale shëndetësore.

Dhe, kur mblidhen gjithë këto pasoja që prodhojnë punësimet partiake nënkuptohet që nuk është e rastësishme kërkesa e BE-së që të marrin fund këto punësime pa kritere njëherë e përgjithmonë, dhe të vazhdohet me normalizim dhe rikthim të shpresës se punësimet bëhen në bazë të kualifikimeve dhe meritokracisë. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More