A ka vërtet peshkaqen që ecën? Njihuni me njërin prej tyre

nga D V

Ka disa lloje peshqish që ecin në shtratin e detit, ndërsa dhe një peshkaqen që ecën ul presionin e gjakut për ta bërë veten sa më të shkathët.

Ujërat australiane janë shtëpia e një prej peshkaqenëve më të pazakontë në botë: ai ecën me pendë në formë vertikale, brenda dhe jashtë ujit.

Përveç ecjes, ky peshkaqen mund të largohet me not në rast rreziku, por rrallë arrin të ngjitet mbi shkëmbinj të detit.

Peshkaqeni që ecën jeton në ujëra të ngrohta me shkëmbinj nënujorë koralorë, sepse i pëlqen jeta në ujëra të cekëta të ngrohta me oksigjen të dobët gjatë baticës së ulë, shkruan Discoverwildlife.

Ai ruan oksigjenin duke fikur sistemin e tij nervor motorik, por i lë “zgjuar” nervat ndijorë që kanë për detyrë të zbulojnë grabitqarët.

Peshkaqeni që ecën zgjeron enët e tij të gjakut, gjë që ul presionin e gjakut deri në gjysmë dhe pompon më shumë gjak në tru dhe zemër.

Me këto përshtatje, peshkaqeni në këmbë mund të mbijetojë në kushte që përfshijnë një sasi shumë të ulët oksigjeni derisa batica të rritet dhe uji i pasur me oksigjen të rimbushë pishinën në të cilën ai banon. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More