A jeni person i hapur apo i mbyllur? Në rast se nuk e dini, vendi i dikujt në këtë spektër varet shumë nga ajo se sa ai person preferon shoqërinë e njerëzve tjerë, dhe preferencat e tij ose të saj të vendeve shoqërore.
Personat e hapur kanë tendenca të ndjejnë energji kur janë të rrethuar nga të tjerët, në festa dhe në ngjarje të ndryshme, përderisa personat e mbyllur ndihen të rimbushur kur janë vetëm, ose në shoqëri të disa njerëzve të zgjedhur.
Ju me siguri mund të dalloni këta persona në jetën tuaj. Shoëkt tuaj të hapur kanë dëshirë të mbajnë festa dhe të shkojnë në bare, përderisa të tjerët dëshirojnë të lexojnë një libër ose të planifikojnë të shikojnë filma. Çdo stil i jetesës ka avantazhe të ndryshme shoqërore, por sa luajnë rol ato në ndërmarrësi?
Përfitimet e njerëzve të hapur
Në mënyrë intuitive, ju mund të besoni se këta persona kanë një avantazh natyral kur është fjala tek ndërmarrësia. Ata ndihen më rehat duke u angazhuar me njerëzit tjerët, dhe kanë më shumë gjasa t’a bëjnë këtë në baza të vazhdueshme. Si rezultat, ata kanë tendenca të kenë:
- Rrjete më të gjëra. Krahasoni rrethin shoqëror të një personi të hapur dhe të mbyllur. Në mesatare, rrethi i njerëzve të hapur është më i madh, për shkak se ata kalojnë më shumë kohë duke u takuar me njerëz të rinj dhe janë më të gatshëm të zgjerojnë rrethin e tyre. Rrethet më të mëdha shoqërore janë përfituese për ndërmarrësit sepse ato ofrojnë më shumë potencial nga kontaktet për t’i përdorur si punonjës, klientë, partnerë dhe mentorë.
- Biseda më të lehta. Personat e hapur zakonisht ndihen më rehat duke komunikuar me njerëzit tjerë. Komunikimi është vital për suksesin e një biznesi, kështu që kjo tendencë natyrale është e domosdoshme. Nëse jeni person i hapur, ju mund të jeni në gjendje të fitoni respektin dhe admirimin e ekipit tuaj, ju mund të jeni në gjendje të siguroni më shumë klientë me bindshmërinë tuaj. Ju mund t’a keni më të lehtë për t’iu treguar lajme të këqija investitorëve. Në çdo rast, ju do të jeni komunikues më i mirë.
- Dinamika në ekip. Personat e hapur mund të jenë më të mirë në koordinimin e të tjerëve në terme të ndërtimit të ekipit dhe punës në grup. Ata kanë pasur më shumë përvojë duke kuptuar dinamikat ndërpersonale, dhe mund të jenë në gjendje të kuptojnë forcat dhe dobësitë e ekipit me një shikim. Në biznese fillestare, është e zakonshme të punoni së bashku në shumicën e projekteve, kështu që aftësitë e dinamikës së ekipit janë të nevojshme.
- Karizma. Edhe pse jo e domosdoshme që një biznes të arrijë sukses, karizma e një ndërmarrësi mund t’i japë biznesit të tij më shumë njohje nga të tjerët. Ata janë më të mirë në fitimin e audiencës dhe të bëhen influencues domethënës. Kjo nuk do të thotë se personat e mbyllur nuk mund t’a bëjnë këtë, atyre vetëm iu duket më sfiduese.
Përfitimet e njerëzve të mbyllur
Para se të filloni të besoni se personat e hapur janë të përgatitur më mirë për ndërmarrësi, merrni në konsideratë se edhe personat e mbyllur kanë përparësitë e tyre. Për shkak se ata nuk kalojnë aq shumë kohë duke u shoqëruar me të tjerët dhe duke ndërtuar rrjete personale, ata kanë më shumë kohë të kalojnë në çështje tjera:
- Fokusi. Personat e mbyllur kanë tendenca të jenë më të mirë në fokusimin dhe në përfundimin e detyrave. Ata nuk kanë dëshirë të angazhohen në grupe të mëdha, dhe kanë tendenca të preferojnë vëmendje të dedikuar për prioritetet e tyre. Që do të thotë se ata janë më pak të shpërqendruar në biseda, dhe në përgjithësi, kjo mund t’i bëjë ata më produktivë.
- Zonat e veçorive. Personat e mbyllur zakonisht kalojnë më shumë kohë duke mësuar dhe duke praktikuar aftësitë të cilat i tërheqin ata më së shumti. Kjo i bën ata të kenë më shumë gjasa të zotërojnë tema sfiduese, si aftësia teknike në tregtinë e tyre. Nuk duhet të jetë befasi se disa nga mendjet më inovative përshkruajnë veten si persona të mbyllur; ata mund të mos dinë të ndërtojnë rrjete të mëdha, por ata kanë ide të mrekullueshme dhe dinë si ti ekzekutojnë ato.
- Marrëdhënie më të afërta. Në fund, mbani në mend se personat e mbyllur nuk do të thotë se nuk kanë dëshirë të formojnë marrëdhënie shoqërore, ata vetëm preferojnë një sasi më të vogël të marrëdhënieve. Që do të thotë, ata mund të jenë më të mirë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një grupi të ngushtë të punonjësve dhe partnerëve.
Spektri
Është e rëndësishme të shënojmë se sa e rrallë është që dikush të jetë krejtësisht i hapur ose i mbyllur. Edhe personat më të hapur shijojnë kohën e qetë me raste, përderisa personat e mbyllur janë të aftë që në mënyrë të rehatshme të përballojnë ambientet më të mëdha shoqërore.
Përshkrimet në pjesët përkatëse më lartë reflektojnë përgjithësimet, dhe mund të mos aplikohen tek çdo individ i cili e përshkruan veten si ‘’të hapur’’ ose ‘’të mbyllur’’.
A keni ngecur?
Nëse ndiheni si i hapur apo i mbyllur, dhe mendoni se gjërat në anën tjetër janë më të mira, mos u brengosni. Studimet kanë treguar se ju nuk do të thotë se keni ngecur në një spektër përgjithmonë.
Me përpjekje, ju mund të trajnoni veten të zotëroni shprehitë dhe qasjet të cilat duken të rezervuara për pjesën tjetër. Dhe biznesi juaj do të jetë më i mirë si pasojë.