Agjencia Zhurnal.mk

A konfirmoi Mickoski dje se VMRO-DPMNE ka deputet të korruptuar në Parlament?!

Shkup, 29 korrik, zhurnal.mk – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pohon se pushteti i LSDM-së po bën përpjekje për blerje të deputetëve nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë”, duke cekur se deputetëve po u ofrohen autorizime dhe privilegje të ndryshme, shuma të mëdha, si dhe amnisti për raste gjyqësore.

“E shfrytëzoj këtë mundësi në këtë intervistë sot të flas hapur dhe për tërë atë që po spekulohet gjithnjë e më zëshëm ditëve të fundit në opinion, e ato janë ato tentime për të tregtuar me deputetë nga disa apo nga një tjetër dhe një tjetër. Unë mund të transmetoj se me të vërtetë tmerrohem nga ajo që disa nga deputetët më transmetojnë për atë se si u afrohen njerëz të cilët janë pjesë e kryesisë së LSDM-së, u ofrojnë privilegje të ndryshme, për ta, për familjet e tyre, përmenden numra gjashtë, shtatë-shifrorë në euro, amnisti për raste gjyqësore etj. Me të vërtetë e tërë kjo shkakton zemërim brutal, jo vetë tek ata njerëz, por edhe tek unë”, thotë Mickoski.

Por a mund të thuhet se nga kjo që thotë Mickoski, në rradhët e deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka dhe deputet që janë në procese gjyqësore dhe që janë të dyshuar për krim dhe korrupsion, me faktin që Zaev iu ka ofruar edhe amnisti?

Njohësit e proceseve politike në vend thonë se nuk është diçka e re që Zaev tenton të transferon deputet të inkriminuar për krim dhe korrupsion sepse disa prej tyre i kishte edhe në qeverinë në ikje si Mukovski, ish ministrja e kulturës etj.

Gazetari Urim Saliu, për ZHurnal thekson se kjo është skandaloze edhe për Zaevin për gjetur një treg politik ku mund të blejë njerëz të zgjedhur nga populli por sipas tij është e pafalshme edhe për Mickoskin nëse ai ka patur kandidatë për deputetë njerëz të inkriminuar.

“Është skandaloze dhe për Zaevin, por dhe për Mickoskin që ka lejuar të ketë në lista kandidat të inkriminuar. Këto gjithësesi se për momentin janë lojëra politike në prag të formimit të qeverisë së re por kjo është edhe një sinjal i keq për partitë shqiptare që pa një unifikim do ulin pazarin dhe do hyjnë vetëm formalisht në bashkëqeverisje pa kushtëzime. Këtu duhet të jenë të kujdesshme partitë tona”, ka deklaruar për Zhurnal, Urim Saliu, gazetar.

Nga ana tjetër, analisti politik, Selim Ibraimi për Zhurnal ka theksuar se kjo duhej të bëhej para se të bëhen të gjithë deputetë, një kontroll biografik të deputetëve.

“Mendoj se këto janë taktizime të njohura si mjet për të parandaluar çdo lëvizje të deputetëve. Mickoski dhe Zaev tash do të fillojnë me kundërakuza pasi është çështje se kush do ta formojë qeverinë. Taktizimet dhe intrigat do të jenë të pranishme deri në forminin e qeverisë”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Selim Ibraimi.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka kërkuar prononcim zyrtar nga pres qendra e VMRO-DPMNE-së lidhur me pohimet e djeshme të Mickoskit, gjegjësisht kërkuam që të sqarohen hollësisht se cilëve deputet nga VMRO-DPMNE, Zaev iu ka ofruar amnisti, dhe se a ka pasur kandidat në listat zgjedhore që kanë qenë të dyshuar për krim dhe korrupsion, por nuk morëm përgjigje.

Por Zhurnal më pas kontaktoi edhe deputetin Antonio Milloshoski i cili nuk dëshiroi të përgjigjet ndaj pyetjeve tona, dhe na tha se këto pyetje duhet të ia adresojmë Hristijan Mickoskit që të precizojë dhe të sqarohet më hollësisht për këtë temë.

“Nuk e di, nuk kam biseduar me të në këtë temë. Më mirë është që ta pyesni atë. Aq sa e dëgjojë, shoh se nuk ka dashur të spekulon me emra, ishte ashtu më diskret por megjithatë unë nuk kam më shumë informacione se ai. Sigurisht ai ka më shumë informata në këtë aspekt dhe është më mirë që të pyet dhe të sqarohet më mirë lidhur me atë që ka thënë nëse dëshiron të jetë më preciz”, ka deklaruar për Zhurnal, Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, gjendja politike në Maqedoninë e Veriut dhe përcaktimi për pranimin e vlerave evropiane kërkojnë që në listat për deputet të mos ketë kandidat që janë në konflikt me ligjin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!