Agjencia Zhurnal.mk

A mund ta vrasin pijet e nxehta virusin?

Pyetjet sesi ndikon ushqimi dhe nxehtësia tek koronavirusi janë më të shpeshtat. Një mjek britanik, Hilary Jones, i është përgjigjur dy pyetjeve:

Pyetje: Kam dëgjuar që pijet e nxehta mund ta vrasin virusin. A është e vërtetë kjo?

Përgjigjja: Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë tek kjo, për fat të keq. Njerëzit janë duke lexuar të gjitha llojet e informacioneve dhe mbase për këtë bazohen te fakti se virusi ndikohet nga temperaturat e larta. Por, pijet e nxehta nuk kanë asnjë efekt me virusin që hynë nga sytë dhe hundë. Nuk ka asnjë provë që pijet e nxehta mund të parandalojnë virusin ose t’i lehtësojnë simptomat.

Pyetje: A do të ndihmojë rrezet UV nga dielli që të ndalojnë koronavirusin?

Përgjigjja: Drita ultraviolet mund të dobësojë dhe ta vrasin virusin, sepse rrezatimi UV mund të shkatërrojë shumë mikroorganizma. Por nëse tashmë e keni virusin në hundë dhe fyt, rrezatimi UV nuk do të ketë asnjë efekt.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...