Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

A mund të futet policia për të kontrolluar mysafirët në shtëpi? Ja çfarë thotë Kushtetuta

Shkup, 9 tetor – Zhurnal.mk – Pas numrit rekord të të infektuarve me covid në Maqedoni, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se do të vendoset masa të reja për mbrojtje nga korona virusi. Një ndër disa masat siç tha Filipçe, është edhe kufizimi i numrit të mysafirëve nëpër shtëpi, ku lejohet të ketë më së shumti katër mysafir, informon Zhurnal.

Por sa është e logjikshme kjo masë dhe sa do të respektohet, mbetet të shohim në vijim.

Nga Filipçe nuk u sqarua çështja e kontrollimit të numrit të mysafirëve, si do të bëhen kontrolle nëpër shtëpi pa ndonjë urdhër nga Prokuroria, sepse me Kushtetutë, secilit i garantohet privatësia dhe paprekshmëria në shtëpinë e tij.

Çfarë parasheh Kushtetuta për këto lloj raste?

Sipas Nenit 26 nga Kushtetuta e vendit, garantohet paprekshmëria e shtëpisë.

“E drejta e paprekshmërisë së shtëpisë mund të kufizohet vetëm me vendim gjyqësor, kur është në pyetje zbulimi ose pengimi i veprave penale ose mbrojtja e shëndetit të njerëzve”, thuhet në nenin 26 të Kushtetutës, informon Zhurnal.

Sipas këtij neni të kushtetutës, futja në shtëpi nga policia mund të bëhet vetëm kur ka të bëjë me parandalim apo zbulim të korrupsionit dhe veprave penale, apo për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

Kjo e fundit (mbrojtja e shëndetit) në këtë rast me pandeminë ngelet disi e paqartë. Sipas Kushtetutës, mbrojtja e shëndetit ka të bëjë vetëm në raste të vetëvrasjeve, dhunës në familje, përkeqësim të shëndetit e të ngjashme, por në raste kur mblidhet familja dhe vijnë mysafir, në këtë rast policia nuk guxon të futet madje as me urdhër të Prokurorisë, sepse Kushtetuta e shtetit është më e fuqishme se urdhëri i Prokurorisë. Por gjithsesi, edhe në këtë rast ka të bëjë me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe ndoshta Kushtetuta mund t’u jep të drejtë policisë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të respektohen masat për mbrojtje nga Covid, dhe qytetarët duhet të jenë më të kuptueshëm rreth situatës me pandeminë.

Shmangni vizitat nëpër familje deri në qetësimin e situatës, respektoni distancën fizike jashtë shtëpisë dhe mbani maskat. Kështu së bashku do të tejkalojmë edhe këtë krizë me pandeminë. Të mos harrojmë, kapacitetet e spitaleve janë kah fundi. Në Veles, Strumicë, Kumanovë dhe Prilep vetëm se janë mbushur kapacietet e spitaleve dhe nuk ka më vend për pacientë të tjerë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Bajraktarov: Rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në psikiatër

Z H

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Organizatorët e 27 prillit”

Z H

Për 24 orë janë regjistruar mbi 10 mijë mërgimtarë

Z H

Barbov: Pacientët që humbën shijen gjatë infektimit, do të kenë pasoja më të rënda

Z H

Konsultime onlajn për punën e Grupit punues sektorial për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike

Z H

Seancë e re për “Organizatorët e 27 prillit”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...