Agjencia Zhurnal.mk
Auto

A mund të jetë Golf më i shpejtë se Tesla?

Avantazhet e makinës elektrike janë veçanërisht të dukshme në garat e shpejtësisë dhe makinat e Tesla-s shpesh kanë lënë pas shumë modele të famshme që shquhen për shpejtësi të madhe. 

Sidoqoftë, ndonjëherë aftësia e shoferit, pak fat edhe një Golf i mirë, janë të mjaftueshme për t’i prishur të gjitha parashikimet, transmeton Telegrafi.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në këtë rast kur shoferi i Golf-it reagoi shkëlqyeshëm, ndërsa shoferi i Tesla-s u kap në befasi nga fillimi i vrullshëm i Golf-it.

Golf ka një motor 2.0 TSI, ka 310 kuaj fuqi dhe 400 Nm çifte rrotulluese. dhe shpejtësinë nga 0 në 100 km / h e arrin për 4.6 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale prej 270 km / h.

Tesla Model 3 ka 450 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë e arrin për 3.4 sekonda. Me një mbushje të vetme, makina e Tesla-s përshkon një distancë prej 500 km.

Shihni se si shkoi gara në videon më poshtë, ku në fund Golf e fiton garën e shpejtësisë. Aksioni fillon në minutën 2:15.

Postime të ngjashme

Apple konkretizon planet për veturën elektrike, bashkëpunon me kompani të njohura

S.B.

Gjysmë shekulli nga klasiku i Mercedesit

S.B.

Si të mbroni veturën nga gërvishtjet në një garazh publik?

S.B.

Kjo markë veturash lë të gjithë rivalët pas

S.B.

Volkswageni arrin marrëveshje për pagat me sindikatën IG Metall

S.B.

Citroen prezantoi C5 X – Kombinim i sedanit, SUV-it dhe kamionçinës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...