Shkup, 9 qershor – Çështja e ndryshimeve kushtetuese si kusht për fillim të negociatave, është futur në binarë optimistë pas takimit të fundit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hritijan Mickovski. Edhe pse bëhet fjalë vetëm për indikacione jo aq të forta, megjithatë vërehet lëvizje e vogël pozitive. Vërejtjet se pse u mbajt takim vetëm mes dy liderëve të partive maqedonase, e jo edhe me prezencë të liderëve të partive shqiptare fallen, në rast se është arritur marrëveshje esenciale për hedhjen e hapit vendimtar drejt BE-së.
Fundja edhe përfaqësues të BDI-së po lavdërohen në bisedat me gazetarë të Agjenisë së Lajmeve Zhurnal se edhe pse nuk kanë qenë fizikisht prezentë në takim, janë në rrjedhë të plotë me atë që është biseduar. E sipas tyre si temë bisede përveç votimit të ndryshimeve kushtetuese me dy të tretat e votave në Kuvend, si opsion është edhe mundësia për mbajtjen e referendumit.
Nëse është e vërtetë, ky opsion duket si një mundësi e realizueshme. Një qeveri ku do të ishin bashkë LSDM dhe VMRO-DPMNE, përveç që posedon dy të tretat e votave bashkë me partitë shqiptare, poashtu posedon edhe kapacitet për të kaluar këtë çështje në referendum. Fundja që në fillim të paraqitjes së kërkesës për futjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, VMRO-DPMNE pat paralajmëruar iniciativë për referendum ku shumica e qytetarëve do të vendosnin “pro” ose “kundër”.
E në rast se shumica e qytetarëve vendosin në favor të ndryshimeve kushtetuese, atëherë bien në ujë të gjitha dilemat tjera. Kur sovrani e thotë fjalën e fundit, mbyllen gojërat e politikanëve. Por si të arrihet deri te një referendum për ndryshimet kushtetuese? Në bazë të Ligjit për referendum, që parasheh se ai mund të në afat 60 deri 90 ditë nga shpallja e iniciativës në Gazetën Zyrtare, afatet janë ta arritshme para dhjetorit, deri kur duhet të bëhen ndryshimet.
Por më të rëndësishme se afatet formale në këtë rast janë implikimet e mundshme politike.
Për te shqiptarët nuk bëhet fjalë. Nuk ka dyshim se 99 për qind e votuesve shqiptarë do të votonin “pro”, jo me tendencë kryesore për të ndryshuar Kushtetueën, sa për të hapur rrugën drejt BE-së, kur kemi parasysh se me fatin e Maqedonisë së Veriut është i lidhur edhe fati i Shqipërisë. Poashtu partitë shqiptare pa përjashtim do të punonin për dalje sa më masovike të votuesve të tyre.
Dilema është se cilat do të ishin implikimet tek spektri politik maqedonas?
Duke pasur parasysh se tek votuesit maqedonas është krijuar një antipati e thellë lidhur me këtë temë, sigurisht që edhe për subjektet kryesore maqedonase do të jetë pak më vështirë, sepse si çështje lehtë mund të (keq) përdoret nga Levica për të rritur ndikimin e saj. Mirëpo “Qeveria e Unitetit LSDM-VMRO, pa BDI-në brenda”, do të kishte kapacitetin e mjaftueshëm me ndihmën e ndërkombëarëve që ta kalojë me sukses këtë sfidë.
Sepse edhe formimi i Qeverisë politike bullgare është një shpresë shtesë në drejtim pozitiv. Pas një kohe të gjatë te fqinji lidor kemi një qeveri me mandat të plotë politik për të vendosur. Njëkohësisht nëntë muajt e parë qeveria bullgare do të udhëhiqet nga Nikollaj Denkov, kuadër nga partia e ish kryeministrit Petkov, I cili I dha një impuls mjaft pozitiv negociatave der isa ishte shef i ekzekutivit në Sofje. Shpresojmë se të njëjtin impuls pozitiv do ta përcjellë në negociata edhe kryeminstri aktual,