“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

Manchester United është tallur nga tifozët e Queens Park Rangers gjatë humbjes së pësuar të shtunën.

 

The Hoops morën fitore 4-2 ndaj Djajve të Kuq në ndeshjen miqësore, duke vazhduar më pas tallja me këta të fundit.

Tifozët e QPR-së ishin në diskonim dhe filluan këngët thumbuese në drejtim të lojtarët të Manchester Unitedit dhe trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Kënga e parë ishte nëse ata mund të luanin çdo javë me skuadrën e tyre, pasi kishin besimin se fituan shumë lehtë.

Më pas, tifozët filluan ta talleshin me Solskjaerin për strategjitë e tij dhe mënyrën se si tentoi të fitonte, por që nuk ia doli.

Kujtojmë se Solskjaer ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Unitedin, që do ta mbajë atë deri në vitin 2024 në Old Trafford.

Related posts

Transferimi i Granit Xhakës te Roma është afër të finalizohet, po kompletohen detajet e fundit

D V

Dy sulmuesit e Juventusit, Dybala e Morata përshëndetin Ronaldon: Ishte kënaqësi të luanim me ty

D V

Martiali mund të largohet në janar nga Man Utd

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com