A mund të “shpëtojnë” shkupjanët nga Danella para se t’i skadon mandati?

nga I Z

Shkup, 5 qershor – Pas freskisë së ditëve të fundit, sërish pritet rritja e temperaturave në Maqedoninë e Veriut. SIpas meteorologut të njohur, Sllavço Popovski, i cili me saktësi të madhe paralajmëron ndryshimet e motit, pas freskisë së ditëve të fundit, gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme do të rikthehen temperaturat e larta. Kjo rritje do të jetë rezultat i një vale të nxehtë nga Afrika, prandaj edhe temperaturat do të jenë afrikane.

“Pikërisht për këtë, temperaturat do të kenë tendencë të rritjes së theksuar, kështu që pothuajse kudo do të kalojnë 30 gradë, ndërsa në rajonet më të ngrohta qendrore dhe juglindore do të rriten deri në afro 40 gradë”, paralajmëroi Poposki.

Mirëpo jo vetëm temperaturat në Shkup do të jenë afrikane, shkruan Zhurnal. Të tilla do të jenë edhe kushtet në kryeyqtet, ku sërish po krijohen kolona të gjata të qytetarëve, deri sa presin në linjat në të cilat nuk po qarkullojnë pjesa më e madhe e autobusëve privatë të transportit publik.

Shkaku është i zakonshëm, së paku që nga ardhja e Danella Arsovskës në kreun e kryeqytetit. Edhe simptomat janë të zakonshme. Qytetarët janë të detyruar të presin me orë të tëra. E kur temperaturat janë të larta dhe i afrohen 40-ës, situate bëhet e papërballueshme. Kryetarja e qytetit është larg këtij “horror” që krijohet, në zyrat e saj të freskëta, apo duke u vozitur me veturë zyrtare. Halli i saj i vetëm është nëse ta mbajë kondicionerin në temperaturë 22, ose ta ngrisë në 23, e pse jo, ta ulë në 21. E halli I qytetarëve është nëse në shtëpi do të arrijnë pas një ose pas dy orëve. Brenda atyre 60-120 minutave janë të detyruar të “zihen e përzihen” duke pritur nën rrezet përcëlluese të diellit mbi kokë, e në asfaltin përvëlues, ku edhe nëse gjen ndonjë hije të dobët për t’u strehur, nuk të ndihmon edhe aq shumë.

Është një dukuri që përsëritet në mënyrë ciklike, që kur votuam Danella Arsovskën për kryetare, thonë shumë qytetarë që kemi intervistuar. Ata nuk e kanë të qartë nëse po u hakmerret “universi” që bënë gabim e votuan Arsovskën, ose po u hakmerret vetë Arsovska që ia dhanë votën.

Por nuk janë të rralla edhe rastet kur si shkak i vonesës, të krijohet aq shumë rrëmujë dhe fare të mos ngjiten në autobusin që e kanë pritur një orë të tërë, sepse është plot e përplot de nuk mund të marë tjerë udhëtarë. Pastaj fillon pritja për autobusin tjetër, që nud të zgjasë edhe më shumë se një orë tjetër, e nervozizmin në masë plotësuese e shton aplikacioni mobil i Ndërmarrjes për Qarkullim Publik (NQP), që vazhdimisht tregon se autobusi juaj do të arrijë për 3 deri 5 minuta.

Në qytetin e Shkupit mbretëron një mendtalitet gati i njëjtë me mentalitetin e komunzimit, kur është konsideruar se qytetarët ekzistojnë për shtetin dhe pushtetin, e jo shteti e pushteti për qytetarët. Mund të kalojnë ditë e javë të tëra të mos përgjigjen në pyetjen se kur do të zgjidhet ky problem, që në përkthim i vjen “bëni ç’të doni por mos na bezdisni, sepse ne nuk meremi me punën tonë”.

Kurse reduktimi i linjave filloi para disa ditësh dhe ishte i imponuar në njëarë mënyre, për shkak të mospagesës së borxhit për shpenzimet e transportuesve private, shkruan Zhurnal. Shoferët kanë paralajmëruar protestë nëse nuk merren masa nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, pasi nuk kanë para për shpenzimet për karburant. Sipas tyre borxhi Që nga janari ka arritur në rreth 2 milionë euro.

Do të bëhen dy-tre javë dhe problemi ndoshta do të tejkalohet. Por nuk do të shkojnë dy-tre muaj dhe do të mund të rkthehet sërish. Që do të thotë se deri sat ë kemi këtë kryetare, vështirë se do të mund të shpëtojmë nga ky kaos i krijuar. Zhurnal edhe më herët ka shkruar, se zgjidhje më afatgjate duket ajo e laargimit të parakohshëm të Arsovskës nga posti. Nuk është diçka e paraelaizueshme, por nevojitet vetëm organizim dhe kanalizim më i mirë i revoltës së qytetarëve. Çdo subjekt që nuk ndihmon konkretisht në këtë drejtim, vetëm se e përkrah kaosin në kryeqytet! Protesta të mirëorganizuara do të mund ta detyronin kryetaren të tërhiqet dhe të zgjedhet një kryetar i ri. Qytetarët e Shkupit do ta kenë vështirë të përballojnë mandatin e saj deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm, kur janë zgjedhjet e rregullta komunale. /Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More