A mundet Inteligjenca Artificiale t’i përkthejë tingujt e kafshëve në fjalë?

nga D. V.

Një kompani kineze e teknologjisë ka zbuluar se është duke eksploruar nëse është e mundur të përdoret AI për të përkthyer tingujt e kafshëve në gjuhën njerëzore.

Baidu ka paraqitur një patentë në Administratën Kombëtare të Pronësisë Intelektuale të Kinës.

Patenta është për një sistem që mbledh të dhëna të kafshëve si tingujt, sjelljet dhe sinjalet, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Më pas do të përpunohej dhe do të bashkohej, përpara një analize të mbështetur nga AI, e krijuar për të njohur gjendjen emocionale të kafshës.

Këto gjendje emocionale më pas mund të përkthehen në gjuhën njerëzore dhe mund të përmirësojnë “saktësinë dhe efikasitetin e komunikimit midis specieve”, sipas Baidu.

Por, përkthyesi është “ende në fazën e kërkimit”.

Megjithëse përkthimi i kafshëve i ka magjepsur njerëzit prej kohësh, përparimet teknologjike e kanë bërë atë të duket më e mundur kohët e fundit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More