Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë TOP LAJM

A ndikon mungesa e udhëtimeve zyrtare të kryeministrit Zaev në marrdhëniet diplomatike!?

Shkup, 2 mars – Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit Zoran Zaev tanimë pothuajse 1 vit nuk ka udhëtuar për vizita zyrtare me qëllim përforcimin e marrdhënieve ndërkombëtare me shtetet e huaja, kryesisht të Bashkimit Evropian.

Ndonëse nga njëra anë është pengesa e shkaktuar nga Covid për të udhëtuar, ku në shumë vende kufijtë janë të mbyllur, gjithsesi për vizita zyrtare kjo gjë nuk vlenë dhe ka protokole të veçanta.

Që nga formimi i Qeverisë së re verën e vitit të kaluar, për takime zyrtare më tepër është angazhuar ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, si dhe zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Gjithashtu, me qëllim përforcimin e marrdhënieve me Bullgarinë dhe zgjidhjen e kontestit me shtetin fqinj, Zaev emëroi dy ndërmjetësues dhe përfaqësues Ljube Boshkovskin dhe Ljubço Georgievskin.

Këta të fundit po përpiqen maksimalisht për të zgjidhur problemin mirëpo nuk hasin në mirëkuptim nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE.

Lidhur me mungesën e takimeve zyrtare nga ana e Zoran Zaev në vendet evropiane, kemi folur me profesorin Sabaudin Zhuta.

Ai për Zhurnal shprehet se kryeministri Zaev jo vetëm që nuk ka udhëtuar për takime zyrtare, por gjithashtu ka thelluar krizën ekonomike dhe politike në vend.

Profesori Zhuta habitet se si kryeministri Zaev nuk mori mësim nga paraardhësit e tyre dhe ti qaset në një metodologji tjetër udhëheqjes dhe organizimit të shtetit.

“Menduam se strukturat e reja të LSDM-së e kan mësuar leksionin e dështimeve të paraardhësve të tyre dhe do ti qasen një metodologjie tjetërfare të udhëheqjes dhe organizimit të shtetit. Hapat e ndërmara në planin ndërkombëtar, fillimisht jepshin shpresë se gjërat do të marin të mbaren, mbase së shpejti u pa se nuk kan kapacitet, sidomos në korigjimin dhe ndërtimin e një sistemi politik të brendshëm. Ato vazhduan me avazin gati të njejtë. Gjendja e pandemisë e vështirsoi edhe më shum situaten. Kryeministri Zaev në një situatë të një gjendje të brishtë politike në vend se të vazhdon me reformat e premtuara, Ai u fut në lojra të rrezikshme intolerante duke thelluar krizat edhe më shum sidomos në planin ekonomik por edhe në ate politik. Ai i ngeli besnik praktikave të trashëguara në gjyqësi, në arsim, në raportet devalvuese mes komuniteteve e në aspekte tjera”, shprehet Zhuta.

Siç shton më tej profesori Zhuta, dështimi i anëtarësimit në BE ka ndikuar edhe në menaxhimin e shtetit dhe gjendet larg pikësynimit për politika pro evropiane.

“Kështu Kryeministri Zaev dhe klika e Tij me dështimin e antarsimit në BE,sa vjen e gjithmon e më shum gjendet larg e më larg piksynimit të deklaruar për një politikë pro Evropjane e pro euro-atlantike. Ai gati që një vit e më shum, nuk pati një takim me faktorë ndërkombëtar, fakt që flet se agjendat e Tija në këte plan jan të dështuara pikërisht për shkak të dështimeve në plan të brendshëm e që lidhen me ate që përshkruajta më lartë”, thotë Zhuta për Zhurnal.

Ndryshe mungesa e takimeve me faktorët ndërkombëtar ka ndikuar edhe në dërgimin e vaksinave kundër Covid, ku deri më sot, vaksina janë premtuar nga të gjithë por Maqedonia ende nuk ka arritur të sigurojë një sasi të konsiderueshme të vaksinave, përpos dy pakove donacion nga Serbia fqinje.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...