A përfaqësohen si duhet të rinjtë në politikë?

nga Redaksia

Shkup, 19 janar – Frazën se “të rinjtë janë ardhmëria e vendit” e dëgjojmë zakonisht gjatë fushatave zgjedhore, atëherë kur të rinjtë shfrytëzohen për ngjitje të banerave nëpër shtyllat elektrike, apo nëse fushatat qëllojnë në dimër kjo “ardhmëri” pra rina duhet të kujdeset për koftorët që të ngrohin shtabet partiake. A për këtë ardhmëri e kanë fjalën politikanët?. Situatë mjaftë komplekse që vazhdimisht flitet për rinin por shumë pak veprohet. Që në realitet mund të konstatohet lirshëm që të rinjtë më shumë po keqpërdoren nga politika se sa ndihmohen. Fjalë shumë e vepra pak, t’i thuash rinisë ardhmëri mbase është qasje e gabueshme për faktin se të rinjtë janë e tashmja e vendit, e megjithatë fëmijët konsiderohen si e ardhme, por asesi edhe të rinjtë. Për të pasur një pozitë të mirë në parti e për të qenë në vendin e merituar në institucione, krahas përgatitjes profesionale që është e detyrueshme, të rinjtë duhet të përmbushin edhe kriterin e pashkruar dhe as si rregull të ekzistuar moshën, sepse të moshuarit nuk lëshojnë rend dot, shkruan Zhurnal.

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut ankohen për mospërfshirje në politikë – 

Interesat e të rinjve mbeten kryefjalë e partive politike, qofshin ato në pushtet apo opozitë, veçanërisht para zgjedhjeve akoma pa filluar fushata zyrtare, duke premtuar përfshirjen e të rinjve në politikëbërje, hartimin e politikave në interes të të rinjve, si dhe uljen e papunësisë në mesin e të rinjve.

Hulumtimi që ka realizuar Forumi për ndryshime në arsim, me të rinjtë e moshës 17 deri 24 vjeç tregon se të rinjtë ndihen të shpërfillur nga institucionet për sa i përket zhvillimit të politikave në arsim. Të rinjtë, gjithashtu, kanë theksuar se “nuk ndihen të rëndësishëm për institucionet dhe politikanët”

Blendi Hodai, student i Shkencave Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se partitë politike u lënë shumë pak hapësirë të rinjve, megjithëse në letër mundësitë janë të pafundme.

“Aktualisht, ata që janë në udhëheqje të partive politike, ndihen të rrezikuar kur përfshihen të rinjtë në strukturat e partisë, përkatësisht pozitat vendimmarrëse të strukturave partiake. Kjo pasi mendojnë se do t’i humbasin pozitat që kanë pasi të rinjtë sot janë shumë më të përgatitur për sa u përket njohurive globale”, thotë Hodai, drejtor i organizatës joqeveritare për të rinjtë, Forumi për ndryshime në Arsim.

Si është gjendja në forumet rinore të partive politike-

Forumet rinore të partive politike janë organe të subjekteve të cilët domosdo duhet të themelohen dhe të ekzistojnë për t’i dhënë kuptim organizatës politike që është gjithëpërfshirëse dhe që krijon organe të posaçme për të gjithë. Por, që në realitet këto forume ngjajnë të jenë “forume mortore” që janë jashtë funksionet dhe që janë të dirigjiuar nga kryetarët e partive politike dhe nuk guxojnë të bëjnë as edhe një hap të vetëm pa “aminin” e kryetarit të partisë.

Në Maqedoninë e Veriut partitë politike krahas Forumeve rinore kanë të themeluar edhe organet tjera si Forumet e grave por që fatkeqësisht janë në të njëjtën vijë, pra edhe të rinjtë edhe të gratë nuk përfaqësohen aty ku duhet dhe kur duhet, por në emër të përfshirjes së tyre bëhet injorimi dhe distancim kur bëhet fjalë për ndonjë pozicionim më të lartë në institucione.

Pra, edhe pse ekzistojnë si organe partiake që në mënyrë deklarative flitet shumë për rëndësinë e këtyre dy forumeve, në publik mbetet ende enigmatik funksioni i tyre dhe që nuk dihet ende saktësisht se përse ekzistojnë këto forume dhe cili është funksioni i tyre, sepse nuk shihet asnjë veprim konkret për të dëshmuar ekzistencën e tyre.

Të rinjtë e moshës 25-35 vjeç pozitat si deputet e ministër mund vetëm t’i ëndërrojnë-

Sikurse ka një rregull të shkruar diku se poqë je i ri i moshës 25 vjeç deri në meshën 35 vjeç as që duhet të bësh përpjekje për të pasur ndonjë pozicion më të lartë qeveritar, në Kuvend apo në ndonjë institucion me rëndësi të veçantë. Sepse, sipas logjikës së moshuarve të rinjve ju mungon përvoja, dhe po u pyetën se kur këta të rinj duhet ta bëjnë e plotësojnë këtë përvojë të munguar përgjigja do të jetë se janë të rinj dhe ka kohë. Qasja e tillë është shpërfillëse dhe shpërqendrim nga kontributi që një i ri apo një e re mund ta jap në vendin e punës.

Ambiciet e të rinjve, energjia pozitive, përgatitje profesionale poseduese janë armët më të fuqishme që të rinjtë i kanë në duar dhe mund të luftojnë edhe me një sistem të stërvjetëruar. Ajo që nevojitet është vetëm një mobilizim i gjithanshëm që do të prodhojë një “revolucion” mbarë rinor që të dihet e të kuptohet potenciali i të rinjve.

Të rinjtë në këtë periudhë të jetës së tyre kanë gjitha mekanizmat dhe komponentat për të dhënë më të mirën prej tyre, e të moshuarve kjo mbase nuk u pëlqen dhe duan me autoritarizëm të vendosin rregulla të pashkruara se “je i ri ose e re” dhe i bie sipas tyre që nuk e ke vendin aty ku merren vendimet. Pa çka edhe nëse flitet për vendime që duhet të jenë në favore të të rinjve e për të rinjtë, sërish nuk krijohet qasje e mjaftueshme për të marrë mendimin e të rinjve dhe për të dëgjuar nevojat, kërkesat dhe hallet e të rinjve.

Të rinjtë janë e tashmja e vendit dhe tani duhet të shfrytëzohet potenciali i tyre, dhe të vendosen në vendet për të cilat janë kompetent pra përgjegjës, që punën e tyre këta të rinjë përpos që e kryejnë me shumë përgjegjësi e bëjnë edhe me ndershmëri. Mbase, të rinjtë mund të jenë pa përvojë e as që duan të kenë përvojë në vjedhje apo korrupsion, por asesi në realizim dhe përmbushje të obligimeve që kërkojnë vendet e punës dhe pozicionet e ndryshme. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More