Agjencia Zhurnal.mk

A po e kushtëzon përsëri Bullgaria Maqedoninë me gjuhën dhe pakicën maqedonase në Bullgari !?

Shkup, 17 prill – Zhurnal.mk – Maqedonia të harojë në ekzistimin e pakicës maqedonase në Bullgari, të harojë “gjuhën maqedonase” dhe të përdorë vetëm gjuhën zyrtare të RM-së, nëse do të vazhdojë me negociatat për integrim me BE-në. Këto lajme vijnë jozyrtarisht nga Bullgaria në lidhje me Këshillin e BE-së për zgjerim, transmeton Zhurnal.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov thotë se “asnjëherë nuk do të pranojnë imponimin e kushteve antieuropiane bilaterale që hyjnë në identitetin maqedonas në kornizat negociuese për anëtarësim drejt familjes europiane”.

Bullgaria me këtë deklaratë mendon në zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, dhe flet për “rëndësinë e saj në hapjen e rrugës drejt integrimit europian dhe euroatlantik”. Në deklaratë në përkujtimet hyrëse, thuhet se zbatimi i marrëveshjes në masë të madhe është bllokuar nga nëntori i vitit të kaluar, përshkak vendimit njëanësh të Maqedonisë të suspendojë në kohë të pacaktuar pjesmarjen në punën e komisionit të përbashkët multidisciplinor të ekspertëve për çështje historike dhe edukative.

Kah fundi i marsit këtë vit, liderët e Unionit Europian e vërtetuan vendimin për hapjen e negociatave anëtarësuese për hyrje të Maqedonisë në familjen europiane.

Lideri i LSDM-së deklaroi se konferenca është anuluar përshkak krizës me Covid 19, ndërsa euroambasadori Samuel Zhbogar deklaroi se në fillim të qershorit duhet të realizohet mbledhja e parë mes qeverive të Maqedonisë dhe Unionit Europian./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...