A po e ndalojnë Spanja dhe Italia përdorimin e kartëmonedhave 50 euro?

nga D. V.

Interneti ka shpërthyer me pretendimet se Spanja po heq dorë nga kartëmonedha 50 euro.

Thuhet se ditët e kartëmonedhës janë të numëruara pasi ajo do të tërhiqet në prill dhe se nuk ka kthim prapa.

Megjithatë, pretendimet nuk janë të vërteta: Banka Qendrore e Spanjës ka konfirmuar se nuk ka urdhëruar tërheqjen e asnjë kartëmonedhe, se të gjitha kartëmonedhat mund të vazhdojnë të përdoren si zakonisht dhe se asnjëra prej tyre nuk do të humbasë vlerën e tyre, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se pretendime të ngjashme të rreme kanë bërë xhiron edhe në Itali, veçanërisht duke pretenduar se Banka Qendrore Evropiane (BQE) po ndalon kartëmonedhat 50 euro në prill, si pjesë e një strategjie për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Ndryshe, thashethemet për tërheqjen e kartëmonedhave ushqehen me një narrativë gjithëpërfshirëse dezinformative se vendet evropiane po përpiqen të heqin dorë nga paratë e gatshme dhe ta zëvendësojnë atë me një euro digjitale.

Disa pretendojnë se duke vepruar kështu do t’ua dorëzojë autoriteteve kontrollin mbi paratë e qytetarëve, duke i lejuar ata të bllokojnë transaksionet dhe të kenë një rol më të madh mbi shpenzimet e njerëzve.

Megjithatë, BQE dhe bankat e tjera qendrore në Evropë kanë siguruar vazhdimisht se çdo monedhë digjitale do të plotësonte paratë e gatshme, jo ta zëvendësonte atë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More