Agjencia Zhurnal.mk

A po imponon situata me Covid-19 restrikcione të reja?

Shkup, 16 tetor, zhurnal.mk – Rekord i ri negativ u arrit dje nga statistika e Kovid-19 për 24 orë prej 2445 testeve të bëra, janë regjistruar 535 raste të reja, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Komisioni për sëmundje infektive, sot në mbledhje do të vendosë nëse do të ketë masa të reja restriktive, krahas atyre të propozuara dhe ato që janë në fuqi dhe do të analizohet se çka ishte shkaktar i rritjes së të sapoinfektuarve gjatë ditëve të fundit dhe cila është mënyra transmisionit të virusit. Ministri i Shëndetësisë, në Ditarin në TV Sitel, tha se në mbledhjen do të diskutohet për masat e mundshme të reja, të cilat do të përfshinin restriksione në transportin publik, kufizimi në punën e objekteve hotelierike, subjekteve ekonomike dhe kompanive, dhe gjithkund ku ekziston rrezik. Një pjesë mund të jenë në disa komuna, e disa të vlejnë për tërë shtetin. Do të diskutohet edhe nëse do të kufizohet lëvizja gjatë mbrëmjes, por, personalisht vlerëson se në këtë moment është herët, pasi, siç tha, ka hapësirë që ende të respektohen masat gjatë ditës, që të mos ketë transmetim të madh të virusit.

Por a duhet të kemi masa më restriktive duke pasur parasysh numrin e të infektuarve ditëve të fundit. Ish ministri i MPB-së, Pavle Trajanov në një prononcim për Zhurnal ka theksuar se është kundër masave gjendje të jashtëzakonshme apo karantinë, sepse këto masa mund ta rëndojnë edhe më shumë ekonominë por edhe jetën e qytetarëve.

Ai thotë se KSI duhet të bën një analizë të detajuar të situatës dhe ti kyç gjitha partitë politike, bashkësitë fetare, institucionet arsimore që për çdo ditë të bëjnë apele tek qytetarët që të rritet vetëdija dhe të respektohen masat.

“Siç po ndjekim në gjithë Evropën po ndërmarrin masa më restriktive dhe shpresojmë që Komisioni për Sëmundje Infektive do të bën një analizë rreth situatës dhe se do të propozon masa të cilat do të thonë parandalim të virusit. Por mendojë se masat që do ti propozojnë nuk jam optimist se do ti implementojnë. Ndryshe, jam kundër gjendjes së jashtëzakonshme apo karantin etj, ato masa jo. Masa të cilat do të kyçnin edhe partitë politike, bashkësitë fetare, institucionet arsimore, çdo ditë të tregojnë se çfarë duhet të bëjnë njerëzit, që të rritet edhe më shumë vetëdija te qytetarët. Ne duhet të bëjmë gjithçka që ata të bëhen të vetëdijshëm dhe të apelohet të respektohen masat. Me gjendje të jashtëzakonshme apo karantinë vetëm se do ta përkeqësojmë ekonominë, jetën, dhe nuk jam për këto masa”, ka deklaruar për Zhurnal, ish ministri i MPB-së, Pavle Trajanov.

Ndryshe, për shkak të ngarkesës së shtuar të punës së epidemiologëve në ditët e fundit, statistikat janë vonë dhe publikohen në mbrëmje. Kjo është arsyeja pse studentët e vitit të gjashtë të Fakultetit të Mjekësisë do të angazhohen për të ndihmuar qendrat e shëndetit publik për kryerjen e sondazheve epidemiologjike.

Problemi me pritjet për testimit për rastet e dyshimta dhe simptomatike duhet të tejkalohet me teste të shpejta, në ditët në vijim pritet një donacion prej 7500, dhe ata do të sigurohen me para nga kredia e Bankës Botërore.

Tani për tani, për shkollat ​​nuk mendohet për pushime të hershme të dimrit, sepse numri i fëmijëve të infektuar në kopshte dhe shkolla është i vogël dhe një përqindje e caktuar është në izolim. Por, tha Filipçe, funksionimi i mësimdhënies me prani fizike për një komunë ose rajon të caktuar mund të ndryshohet në përputhje me situatën epidemiologjike.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi dje se komisioni qeveritar që shqyrton kërkesat nga komunat, dha pëlqimin që 13 shkolla fillore të fillojnë mësimin me prani fizike, dhe refuzoi 25. Qeveria në seancën e djeshme miratoi raportin e këtij komisioni.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...