A po mjekohen sipas protokoleve pacientët e prekur nga Covid? Flet Filipçe

Shkup, 26 gusht – Protokollet për mjekimin e njerëzve me Kovid -19 u miratuan vitin e kaluar, ndërsa u rishikuan në mars të këtij viti, tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me vërejtjet e mjekëve se nuk ka protokoll për këtë valë të Kovid-19.

 

“Kjo është e gjitha në përputhje me të gjitha rekomandimet për mjekimin e këtyre pacientëve. Ky është një protokoll që është i vlefshëm në të gjithë vendin, në të gjitha spitalet. Në të gjitha spitalet është e gjitha terapia, ilaçi i shtrenjtë “Remesvir” që e kemi blerë gjatë valës së mëparshme është shpërndarë kudo dhe është i disponueshëm në të gjitha qendrat Kovid. Që do të thotë se protokolli është i unifikuar, tha Filipçe.

Sipas tij, ka një numër të madh pacientësh që me vonesë paraqiten te mjeku.

“Ka një numër të caktuar njerëzish që injorojnë simptomat. Kjo është arsyeja pse unë i bëj thirrje të gjithëve që të paraqiten te mjekët e tyre amë dhe spitale nëse vërejnë edhe simptomat më të vogla”, thotë Filipçe.

Lidhur me numrin e vdekjeve, ministri tha se edhe gjatë kësaj vale një numër i madh i vdekjeve janë me sëmundje kronike, kryesisht të sistemit kardiovaskular dhe mushkërive.

Javën e ardhshme, pritet një analizë e re nga Instituti i Shëndetit Publik dhe ASHAm se sa nga pacientët janë me llojin Delta. Analiza e fundit, sipas Filipçes, tregoi se dy të tretat e të infektuarve ishin me llojin Delta.

Related posts

Ambasadorja Byrnes në takim me Mickoskin: Prioritetet e rëndësishme duhet të pranohen nga të gjitha partitë politike

D V

Dalëngadalë po numërohemi, për dy ditë janë regjistruar 136.773 persona

D V

EFSE e theksoi Bankën popullore si lidere në rajon në mbështetjen e zhvillimit të sektorit fintek

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More