Agjencia Zhurnal.mk

A po shqyrtohet oferta e Qunit? Flasin nga Lëvizja Vetëvendosje

Seanca ka shkuar në pauzë me ofertën e ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni ndaj kryeministri të Kosovës, Albin Kurti.

Quni i tha Kurtit ta heqë taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe ta kthejë në detyrë ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun e shkarkuar para disa ditësh.

Lajmi.net ka kontaktuar me deputetën e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi për ta pyetur nëse ky propozim i Kurtit po shqyrtohet nga Vetëvendosje.

Pacolli-Dalipi tha se do të dalin me qëndrim zyrtar kur ta kenë një të tillë, duke lënë të kuptohet se kjo ofertë po shqyrtohet nga LVV.

“Brenda kësaj një ore të keni konsideratë të gjitha vërejtjet e kryetarit dhe LDK-së, dhe jam mëse i bindur që do ta gjejmë zgjidhjen e përbashkët. Ju jeni identifikuar si njeri prapa të cilit ne do të luftojmë krimin e korrupsionin, ende e kam këtë shpresë, por që nga ky moment e tutje çdo gjë varet nga ju. Nëse ju e humbni LDK-në si aleat besnik, nuk e di cila do të jetë e ardhmja, me kënd do të krijoni aleancë, cila do të jetë përspektiva e qytetarëve, por ne nuk po na lejoni mundësi tjetër përpos ta shprehim një mocion”, tha Quni në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...