Agjencia Zhurnal.mk

A po shuhet ideja për “Minishengen”?

Shkup, 22 shtator, zhurnal.mk – Bashkëpunimi ekonomik është një prej temave më të preferuara të Gjermanisë, andaj edhe marrëveshja për krijimin e një minishengeni në Ballkan është pritur me kureshtje.

Idea e minishengenit për Ballkanin Perendimor është nisur në vitin 2019 në takimin trepalësh Serbi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Pra, Vuçiq, Rama e Zaev deklaruan aso kohe se qëllimi kryesorë është krijimi i një zone për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit për shërbime. E gjithë kjo tingëllon shumë bukur por takimi në Novi Sad aso kohe u mbajt pa prezencën e përfaqësuesve të Kosovës, Malit të Zi dhe BeH. Më vonë janë ftuar edhe përfaqësues të këtyre vendeve në takime por rezervat kanë qenë dhe janë ende të mëdha. Ndër të tjerash edhe krerët të tanishëm të koalicionit qeverisës në Kosovë kanë thënë se minishengeni është një projekt për dominimin e Serbisë në këtë treg për daljen e Serbisë në detin Adriatik, madje edhe për krijimin e një llojë Jugosllavie të tretë. Kosova ka refuzuar të merr pjesë në takime, ndërsa tani me marrëveshjen e Uashingtonit, tani pa pritur iu bashkangjit këtij projekti. Këtë hap e ka përshëndetur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama me fjalët: Më mirë vonë se kurrë. Por ky vendim nuk është mirëpritur nga të gjithë politikanët dhe analistët, jo vetëm në Kosovë as në Gjermani, sepse Gjermania çdoherë ka nisur projekte të ngjashme për bashkëpunim ekonomik të cilat nuk janë realizuar deri në fund andaj edhe rezervat në Gjermani nuk janë të vogla.

Profesori universitar, Mersel Bilalli për Zhurnal thotë se së pari është gabim që emërohet “Minishengen” sepse s’ka të bejë vetëm me lëvizjen e lirë nga jashtë dhe përbrenda 6 shteteve, por shumë më teper.

Sipas tij fjala është për union ekonomik, tregtar dhe doganor të 6 shteteve, ku Gjermania fuqishem punon.

“Pra duhet ndërtuar treg të perbashket, të cilin mu Gjermania që pesë vite po e zhvillon me emrin “Procesi i Berlinit” i cili dukshëm ka avansuar procesin. Pozitive për gjithë rajonin është sepse ajo do ta zvogëlon ekzodin sidomos shqiptar nga Ballkani. Ekonomistët eminent thuajnë se në kushtet ballkanike nuk mund të bëhet fjalë për treg efikas nëse ka më pak se 15 milion banor, a nga 6 shtetet asnjëra s,ka aq banorë. Bashkarisht kanë rreth 20 milion banorë. Serbia ekonomikisht është më e fuqishme, por Shqipëria ka detin dhe portet, kështuqë dukshem do të profitoj edhe finasiarisht edhe politikisht pasi do të behet vend gjeostrategjik. Edhe Kosova do të përfitoj nga tranziti. Natyrisht se tregu mund të vë mekanizem balansues finasiar që të eliminoj ndikimet e më të fuqishmëve. Por, për në është vital sepse në keso tempoje shpërngulje, për 50 vite mbetet rajoni pa shqiptar. Poqëse nuk bëhet një union i tillë ekonomik, ndikimi rus do të jetë shumë i fuqishëm”, ka deklaruar për ZHurnal, profesori universitar, Mersel Bilalli.

Nga ana tjetër, njohësi i mirë i mardhënieve ndërkombëtare, Deniz Memedi për Zhurnal shprehet se ideja e minishengenit si projekt i iniciuar dhe mbeshtetur fillimisht nga shtetet e BE-së dhe pastaj i mbështetur fuqishëm edhe nga SHBA mundë të thuhet se ka perspektivë në të ardhmen.

“Problemi aktual qëndron pikërishtë në interferencen e SHBA në këtë projekt, ku autoritetet Gjermane e shohin si instrument që po perdoret për zgjedhjet e ardhshme nga Trump, duke e pasur parasyshë marrëveshjen ekonomike në mes Serbise dhe Kosovës që është kyç për jetësimin e ketijë projekti. Edhe përkunder faktit që ka opinione se nga Minishengeni shtete partikulare do të fitojnë më së shumti nga kjo ide, kjo munde te perceptohet edhe si një parapergatitje pëer integrimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE”, potencon Memedi.

Ndryshe, fryma e minishengenit nuk është në kundërshtim me politikën e jashtme të Gjermanisë deri sa një nga shtyllat e politikës së jashtme janë vendosja e paqes së qëndrueshme në Ballkan, zgjidhja e problemeve me dialog dhe realizimi i plotë i raporteve mes vendeve. Pastaj bashkëpunimi rajonal, zgjerimi i tregut dhe afrimi i Ballkanit Perendimorë me BE-në me qëllim që këto vende dhe ky rajon një ditë të bëhet dhe pjesë e Bashkimit Evropian. Rrugët, hekurudhat, linjat ajrore, investimet etj, të gjitha këto elemente që përfshihen edhe në marrëveshjen e Uashingtonit janë pjesë edhe e angazhimeve gjermane e europiane. Por Gjermania ka rezerva ndaj marrëveshjes së Uashingtonit sepse nuk janë të pakt ata që mendojnë se kjo marrëveshje nuk është përgatitur mirë, është bërë me shpejtësi dhe ka për qëllim mbështetjen e Presidentit Trumt në fushatën e tij parazgjedhore. Kujtojmë se vet kancelarja Merkel ishte ajo e cila në vitin 2014 ka inicuar procesin e Berlinit ku një prej synimeve kryesore ishte pikërisht thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perendimor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...